Meta: Rama-Basha grusht shteti me procedura kundër opozitës

Nga fjala e tij në Konventën e LSI, Ilir Meta sulmoi kryeministrin Rama dhe ish-kryetarin e PD, Lulzim Basha. Meta e quajti Bashën mashtrues ordiner, ndërsa shtoi se djegia e mandateve dhe bojkotimi i pushtetit vendor ishte një plan mafioz i oligarkëve.

Një mashtrues ordiner që e kam thënë edhe para 6 vitesh që gënjen edhe për kohën, duke djegur mandatet, duke lënë parlamentin, duke bojkotuar pushtetin vendor. A ka një vend afrikan nga ata më të pazhvilluarit që nëpushtetin lokal nuk ka një këshilltar të opozitës. A ka? Më thoni? Djegia e mandatevgbe ishte e planifikuar nga mafia, oligarkët që punojnë në të dy palët tërë kohës. Sepse duhej të braktisej pushteti lokal që të bëhej Tirana sicc është bërë, që të ndodhnin këto ngjarje siç kanë ndodhur”, tha Meta.

Ai shtoi se mafia e cila kontrollon shtetin po tenton zhbërjen e identitetit kombëtar.

“Është bërë gjithçka për të përmbysur sistemin që një grup oligarkësh e politikanësh nuk bëjnë gjë tjetër veçse plaçkisin popullin me pasuritë mbi dhe nën tokësore, në ajër e det dhe viktima është populli i Shqipërisë, të rinjtë e të rejat, që duan ti përzënë për të shteruar energjinë e kombit, që ku vend të mos ketë njerëz me ëndrra që cënojnë pushtetin e kleptokratëve.

Edhe ju ishit target në 5 vitet e kaluara. I bëj të qartë çdo anëtari e simpatizanti të LSI-së dhe çdo qytetari kudo është se Ilir Meta ka qenë kategorikisht kundër bastit të çmendur për ti besuar një gënjeshtari ordiner, që gënjen edhe për orën, që braktis mandatet, Kuvendin, pushtetin vendor. Ka ndonjë vend afrikan nga ata më të pazhvilluarit që në pushtetin lokal nuk ka një këshilltar të opozitës. Djegia e mandateve ishte e mirëplanifikuar nga mafia që drejton politikën dhe mafia që punon me dy krahët.

Ndryshe nuk do të ndodhni të gjitha sa po ndodhin, për korrupsion dhe zhbërje të identitetint kombëtar.

Me idenë ç’do hamë sot, ç’do rruajmë nesër?

Ndaj jemi në këtë situatë, zhbërja është mënyra më e mirë për të realizuar atë që nuk realizuan pushtuesit. Në 5 vite ndodhi një grusht shteti pa tanke por me procedura, edhe me ekspertizë të huaj. Na mësuan se si Parlamenti monist, jo pluralist mund të marrë anëtarët e Gjykatës Kushtetuese që i propozon presidenti, i çon të betohen tek noterja e Lanës. Dhe Parlamenti thotë u zgjodh. Noterja e mençur thotë, nuk ëbri betim tek unë, por diku tjetër. Tek unë thjeshtë vërtetoi iodentitetin”, tha Meta.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Edi Rama ka dëshmuar se është i aftë ta shumëzojë me zero parlamentin!

Kryetari i PD, Sali Berisah bëri komentet e tij sot lidhur me mbledhjet online të komisioneve …

Leave a Reply