Krimi bën ligjin, vriten me armë dy persona në Milot

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Milotin këtë mbrëmje. Mësohet se dy persona janë vrarë me armë zjarri në rrethana ende të paqarta. Burime bëjnë me dije se viktimë ka mbetur Ylli Brahimi dhe një person tjetër i identifikuar me mbiemër Preçi.

45-vjeçari Ylli Brahimi në vitin 2021 i shpëtoi një atentati në qendër të qytetit ku mbeti i plagosur.

Të njëjtat burime për Syri.net konfirmojnë se ka edhe të plagosur nga ngjarja.

Ylli Brahimi në vitin 2021 i shpëtoi një atentati mafioz teksa ecte qetësisht në rrugët e Milotit. Dy persona me motor e qëlluan Brahimin duke e lënë të plagosur.

Ai është është qëlluar me breshëri plumbash sapo ka dalë nga një lokal dhe autorët sipas të dhënave ishin dy persona të cilët lëviznin me një motorr dhe janë larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes.

About Redaksia

Check Also

Veliaj në Iran, vizita sekrete, si u maskua dhe shërbimet partnere

Erion Veliaj u tërhoq sot nga padia që kishte bërë ndaj Kryetarit të PD, Sali …

Leave a Reply