Sri Lanka përgatitet për më shumë trazira, Presidenti i ri zotohet të shtypë protestat

Kundërshtimi popullor ndaj zgjedhjes së Ranil Wickremesinghe nga deputetët, mund të kalojë në dhunë pasi ai zgjodhi një shok të vjetër shkolle si Kryeministër.

Sri Lanka u përgatit për më shumë trazira pasi Presidenti i sapoemëruar, Ranil Ëickremesinghe, u zotua të shtypë protestat që rrëzuan paraardhësin e tij, duke i dënuar ato si “kundër ligjit”.

Në fjalën që mbajti pasi deputetët e zgjodhën atë si pasardhës të ish-Presidentit Gotabaya Rajapaksa, Ranil Ëickremesinghe e bëri të qartë se nuk do të toleronte ata që ai perceptonte se po nxisin dhunën.

“Nëse përpiqesh të rrëzosh qeverinë, të pushtosh zyrën e Presidentit dhe Kryeministrinë, kjo nuk është demokraci; është kundër ligjit”, tha ai.

“Ne do t’i trajtojmë me vendosmëri sipas ligjit. Ne nuk do të lejojmë që një pakicë protestuesish të shtypin aspiratat e shumicës së heshtur që thërret për një ndryshim në sistemin politik.”

Wickremesinghe, 73 vjeç, u betua si presidenti i tetë i Sri Lankës në një ceremoni të vogël të enjten në mëngjes. Ai bëri betimin e tij të detyrës përpara kryetarit të drejtësisë Jayantha Jayasuriya në kompleksin e parlamentit të ruajtur fort në Colombo, thuhet në një deklaratë nga zyra e tij.

Shefi i policisë së Sri Lankës dhe forcat e larta ushtarake qëndruan pas Presidentit të ri ndërsa betimi u krye në prani të kryetares së parlamentit Mahinda Abeyëardana. Ndër deputetët që u mblodhën më pas për ta uruar ishte edhe ish-Presidenti dhe Kryeministri Mahinda Rajapaksa, vëllai i madh i ish-Presidentit Gotabaya Rajapaksa.

Wickremesinghe pritej të emëronte kreun e parlamentit dhe shokun e vjetër të shkollës, Dinesh Gunawardena si kryeministër. Gunawardena njihet si një besnik i fortë i Rajapaksa-s dhe shërbeu si Ministër i Kabinetit kur Mahinda Rajapaksa ishte President dhe më pas përsëri kur Gotabaya Rajapaksa u bë President.

Ditët e fundit, Wickremesinghe, i cili shpalli gjendjen e jashtëzakonshme këtë javë, kishte bërë deklarata duke i quajtur protestuesit “fashistë” dhe duke treguar se nuk do të kishte frikë të shtypte demonstratat.

Më pak se një orë pasi ai u shpall President të mërkurën, u lëshua një urdhër gjykate që ndalonte këdo që të mblidhej brenda një rrezeje 50 metrash të një statuje që qëndron në Galle Face në Colombo, ku protestuesit e nxitur nga kolapsi ekonomik i vendit janë ulur jashtë për muaj të tërë.

Megjithatë, njerëzit e kundërshtuan urdhrin dhe dhjetëra u mblodhën në shkallët e zyrave të Presidentit, të cilat janë ende të pushtuara nga lëvizja protestuese, për të bërtitur me thirrjet “marrëveshja Ranil” – një referencë për reputacionin e Wickremesinghe si një politikan mashtrues – si dhe ” grabitës i bankës Ranil”, duke iu referuar një mashtrimi me obligacione bankare ku ai ishte i implikuar. Qindra policë dhe ushtarakë qëndruan në periferi, por nuk ndërhynë në tubim.

Pasi u zgjodh nga deputetët si president, Wickremesinghe u bëri thirrje partive opozitare për “fund, përçarjes” dhe tha se donte “të bashkonte të gjithë në mënyrë që të formohej një konsensus kombëtar për të ecur përpara”.

About Redaksia

Check Also

Shifra e tmerrshme, OBSH: 160 fëmijë vriten çdo ditë në Gaza

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) tha sot se mesatarisht rreth 160 fëmijë po vriten çdo …

Leave a Reply