Nga Bedri BLLOSHMI
Të dielën më 17 korrik, një grup komunistësh, bashkëpunëtorësh Sigurimi, e komunistësh nga Kosova, siç është Agim Vinca, e plot zvarranikë të tjerë si dhe militantë partie me kryetarin e bashkisë së Librazhdit në krye, Kastriot Gurra, i cili kishte marrë me vete të gjithë administratën e bashkisë dhe të njësive bashkiake, i kishte grumbulluar Bardhyl Musai nga Gramshi në një qebaptore tek rrapi i Bërzeshtës nën hijen e lapidarit me yllin komunist.
O miqtë e mi, a e merrni mend se çfarë u bë në atë qebaptore?! Veç të tjerash, ata hëngërn e pinë si derra dhe hodhën valle me muzikë në ditën më të zezë për familjen tonë, për Bërzeshtën dhe gjithë Shqipërinë.
Kjo vërteton të gjitha ato që kam shkruajtur dhe publikuar unë me fakte se cili ishte qëllimi i Bardhyl Musait që ta bënte atë “simpozium” për dy poetët e pushkatuar nga etërit e tyre tek rrapi i lapidarit me yllin partizan.
E përsëris edhe një herë, qëllimi i Bardhyl Musait ishte që të bëjë një muze për nënën e tij, Bukurie Musai, e cila sa ishte gjallë vinte te rrapi në Bërzeshtë me një copë kartoni në dorë dhe thoshte se, “unë jam familje dëshmori”.
Pra Bardhyli ka si qëllim që të fusë në këtë muze “të luftës” bashkë me nënën e tij dhe njerëz të tjerë të afërt të nënës së tij edhe dy poetët. Por ta dijë mirë Bardhyl Musai me gjithë komunistët që merr nga prapa se kjo nuk ka për të ndodhur kurrë, të paktën sa të jem unë gjallë!
Në fotot që kishte publikuar Bardhyl Musai me shpurën e tij, më thanë se, tek qebaptorja e rrapit me yllin partizan, kishte dalë duke shqyer mish edhe deputeti i Bashës, Lefter Gështenja si dhe ish-kryetari i degës së PD Librazhd, Bujar Vreto.
Ky është një tjetër turp në këtë zallamahi të Musait nga Gramshi.
Ju kujtoj demokratëve të Librazhdit, ja për cilin keni votuar.
Unë i bëj thirrje PD-së që të ketë kujdes me përzgjedhjen e kandiatëve për deputetë dhe kryetar bashkie në Librazhd.