Berisha: Çmimet rriten sipas qejfit të Ramës, bordet favorizojnë oligarkët

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi nga një takim me fermerët në Belsh se qeveria e Ramës vepron vetëm për interesat e veta dhe jo për interesat e qytetarëve.

Berisha tha se çmimi i energjisë është rritur ndërsa theksoi se edhe çmimi i ujit duhet të përgjysmohet. Ai nuk la pa komentuar edhe bordet e ngritura nga qeveria e Ramës për të cilin tha se i lëvizin çmimet sipas qejfit për të përfituar oligarkët.

“Rama ka rritur çmimin e energjisë, ai nuk e shikon fare interesin e qytetarëve. Pastaj çmimi i ujit, çmimi i ujit duhet të përgjysmohet.

Pra gjërat nuk janë në interesin e qytetarëve dhe problematikave të tyre, por në konceptin e bordeve komuniste, vendosi bordet, rrisin çmimet sipas dëshirës së qeverisë dhe oligarkëve të saj”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Edi Rama ka dëshmuar se është i aftë ta shumëzojë me zero parlamentin!

Kryetari i PD, Sali Berisah bëri komentet e tij sot lidhur me mbledhjet online të komisioneve …

Leave a Reply