Veprimtari intensive dhe akte të larta patriotike e humanizmi të Presidentit të Grupit Eurosig-Insig dhe UBA Bank

Janar 2021 – qershor 2022, veprimtari intensive dhe akte të larta patriotike dhe humanizmi të Presidentit të Grupit Eurosig-Insig dhe UBA Bank, Z.KADRI MORINAJ

Nga Akademik HALIL RAMA
Mjeshtër i Madh

Grupi Eurosig-Insig dhe UBA Bank me President Z.Kadri Morinaj, përveçse lider në tregun e Sigurimeve, është i njohur tashmë edhe për akte të shumta patriotike e  humanizmi në ndihmë të shtresave vunerabël si dhe për ndihma të konsiderueshme që iu ka dhënë qindra familjeve të dëmtuara në raste aksidentesh. Dhe jo vetëm kaq. Z.Morinaj që e drejton Grupin Eurosig-Insig dhe UBA Bank me përkushtim, kompetencë e profesionalizëm është pritur dhe vlerësuar nga institucione prestigjioze kombëtare e ndërkombëtare.

Kështu, nëse në janar 2022, CCIT Aëards i akordoi Grupit Eurosig – Insig & UBA Bank çmimin e Investimit në Vlerë Kapitali, vetëm pas dy muajsh (mars 2022) vjen vlerësimi në Londër për Presidentin e Grupit Eurosig – Insig & UBA Bank, z. Kadri Morinaj: “Star of Business”, nga Asambleja Europiane e Biznesit.

Reputacioni dhe prestigji i Z.Morinaj është rritur dukshëm nga takimet me personalitete të larta ndërkombëtare.

Vetëm para një muaj (qershor 2022) Presidenti i Grupit Eurosig – Insig & UBA Bank, Z. Kadri Morinaj, u prit në Mynih nga Hirësia e tij, Duka i Bavarisë, Z. Franz Bonaventura Adalbert Maria Herzog. Z. Kadri Morinaj ishte pjesë e takimit që Klubi i Liderëve (Club Des Leaders) zhvilloi në Mynih, në Landin e Bavarisë.

Por në axhendën e Z.Morinaj, për periudhën janar 2021-qershor 2022 janë edhe disa takime të një rëndësie të veçantë. Kështu, para një viti (janar 2021) Presidenti i Grupit Eurosig-Insig dhe Bankës së Bashkuar të Shqipërisë (UBA Bank), z. Kadri Morinaj, zhvilloi një takim Kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferri, si dhe me ish – kryeministrin maqedonas Zaev, rreth bashkëpunimit dhe investimeve që ky Grup realizon në Maqedoninë e Veriut, ndërsa në prill të këtij viti, Presidenti i Grupit Eurosig-Insig & UBA Bank, Z. Kadri Morinaj u ftua për të marrë pjesë në eventin e Princeshës Murat Napoleon në Paris.

Pasi Grupi Eurosig – Insig & UBA Bank akordoi në shkurt të këtij viti një donacion 50 mijë euro për popullin e Ukrainës, në mars, Presidenti i këtij grupi, Z.Morinaj u prit nga Ambasadori i Ukrainës në Tiranë, Z. Volodymyr Shkurov. Në këtë takim z. Morinaj shprehu edhe njëherë mbështetjen për Ukrainën dhe popullin e saj.

Veçanërisht në muajt prill-maj të këtij viti, në veprimtarinë e  Presidentit të Grupit Eurosig – Insig dhe UBA Bank, Z. Kadri Morinaj evidentohen akte të larta patriotike, artdashëse e humanitare, ku si të tillla kamë qenë: ngritja e përmendores së Pjetër Bogdanit në Krumë të Hasit; dhurimi për Komunitetin Mysliman i Xhamisë në Marikaj, që mori “Tahir Morinaj”; mundësimi i “Kartës Rinore Europiane” për 1000 të rinjve kryeqytetas si dhe nënshkrimi i marrëveshjes së bashkëpunimit me Fakultetin e Ekonomisë, Universiteti i Tiranës.

Mjaftojnë qoftë edhe këta shembuj për të konkluduar se Kadri Morinaj është përfaqësues i vlerave më të çmuara intelektuale të brezit të tij, me një integritet shumë të lartë moral dhe intelektual. Mesazhet që përcjellin shembujt e tij kanë emrin KRENARI. Krenaria ka nevojë për një truall, për një shtrat që rritet…E pikërisht në këtë shtrat ka ecur dhe ecën Kadri Morinaj, i përshtatur mirë me kohën, bujar, fisnik, intelektual i mirëformuar dhe i zoti, që ka çarë në jetë me mençuri e e sakrifica.

JA DISA NGA VEPRIMTARITË E GRUPIT Eurosig-Insig dhe UBA Bank PËR PERIUDHËN JANAR 2021-QERSHOR 2022

Investimet e  Eurosig-Insig dhe (UBA Bank) në Shkup kalojnë 2.5 milionë euro

Janar 2021 – Presidenti i Grupit Eurosig-Insig dhe Bankës së Bashkuar të Shqipërisë (UBA Bank), z. Kadri Morinaj, zhvilloi një takim Kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferri, rreth bashkëpunimit dhe investimeve që ky Grup realizon në Maqedoninë e Veriut.

Në takim ishte ambasadori i Republikës së Shqipërisë, SH.T. Fatos Reka dhe Z.Morinaj, bisedën e përqendruan në investimet e ardhshme të këtij grupi në Republikën e Maqedonisë së Veriut, që do të jenë në fushën e industrisë financiare.

Gjithashtu Z. Kadri Morinaj zhvilloi një takim me Kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Z. Zoran Zaev. Në këtë takim z. Zaev falenderoi z. Morinaj për investimet e kryera prej miliona eurosh në Maqedoninë e Veriut dhe garantoi mbështetjen e tij maksimale për Grupin Eurosig-Insig & UBA Bank në investimet e ardhshme në industrinë financiare. Aktualisht investimet në Shkup kalojnë 2.5 milionë euro, duke theksuar edhe investimet në fushën e shërbimeve të aeroportit dhe hotelerisë prej 4 milionë euro. Maqedonia e Veriut ka qenë dhe vazhdon të jetë në fokusin e Grupit Eurosig-Insig & UBA Bank, për të investuar dhe për të kontribuar në zhvillimin e këtij vendi.

10 mijë dollarë për familjen e Arjan Salës

Mars 2021 – Grupi Eurosig-Insig dhe UBA Bank dhuron 10 mijë dollarë për familjen e Arjan Salës, për aktin heroik të shpëtimit të kolegëve të tij nga zjarri.

Akti i shefit të security në zjarrin e rënë tek Casa Italia ishte një akt heroik, sublim dhe i pashembullt, mund të themi në dekada. Arjan Sala ishte ai që shpëtoi 22 jetë njerëzish duke sakrifikuar jetën e tij dhe nuk hyri mes flakëve për familjarët e tij, por ai hyri për kolegët e punës, duke i shpëtuar ata. Jo vetëm kaq, ai shpëtoi 22 jetë njerëzisht dhe sot mund të vajtonin 22 familje, por vajton vetëm familja e Arjanit, të cilët përpos fatkeqësive dhe ngushëllimeve që mund të kishin, mund do të përballeshin më pas edhe me pasoja ekonomike. Kështu që, në vetvete ky njeri u kthye në një policë sigurimi jete për 22 punonjësit e tij, ndaj edhe Grupi Eurosig-Insig e UBA Bank i akordojnë familjarëve të Arjan Salës shumën prej 10,000 dollarësh në ndihmë të djalit dhe familjes së tij. Arjan Salës me të drejtë iu akordua titulli “Dëshmor i Atdheut” nga shteti shqiptar.

Gjithashtu, Grupi Eurosig-Insig dhe UBA Bank vendosi një pagë mujore për djalin e Arjan Salës deri në përfundim të studimeve të larta. Presidenti i Grupit Eurosig-Insig dhe UBA Bank, Z. Kadri Morinaj, gjatë vizitës për ngushëllim pranë familjes së heroit Arjan Sala, dorëzoi çekun e akorduar prej 10,000 dollarësh. Por, Z. Morinaj njoftoi përmes CEO-s së UBA Bank, Z. Amel Kovaçeviç, se familjarëve të djalit të Dëshmorit të Atdheut do t’u ofrohet një përkujdesje financiare mujore deri në përfundimin e studimeve të larta, me qëllim që edhe ai të rritet dhe të edukohet si gjithë fëmijët e tjerë.

300,000 lekë të reja ndihmë për nënën e djalit të vrarë aksidentalisht në Veliopjë

Qershor 2021 – Grupi Eurosig-Insig dhe UBA Bank, 300,000 lekë të reja ndihmë për nënën e djalit të vrarë aksidentalisht në Veliopjë. Musaen Zeneli quhej djaloshi që humbi jetën në një përplasje me armë në Velipojë. Aq i ri dhe i pafajshëm ai iku nga kjo botë për shkak të të tjerëve, por do mbetet në memorien tonë si një djalë punëtor që në moshë të vogël, për veten dhe nënën e tij.

Grupi Eurosig-Insig & UBA Bank i kanë akorduar nënës së Musaenit një ndihmë financiare prej 300,000 lekësh të reja. Nuk mund t’ja zëvendësojmë djalin e saj të dashur, por shprehim mbështetjen tonë për humbjen e tij. Musaeni ishte një nga mijëra të rinj që aspirojnë një jetë normale. Ishte një prej atyre që punojne nga mëngjesi në darkë, që sakrifikojnë, që japin gjithçka për të ndihmuar familjen. Ishte një ndër ata që ranë pre e padrejtësisë.

CCIT Awards i akordoi Grupit Eurosig – Insig & UBA Bank çmimin e Investimit në Vlerë Kapitali

Janar 2022 – CCIT Awards i akordoi Grupit Eurosig – Insig & UBA Bank çmimin e Investimit në Vlerë Kapitali.

Garantim i qëndrueshmërisë dhe rritja më e lartë në treg titullohet ky çmim që vjen si rezultat i studimit mbi zhvillimet e tregut nga Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë të Tiranës. Në këtë studim tregu u përfshinë shumë institucione, si Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Ministria e Financave dhe Ekonomisë, Ministria e Turizmit dhe Mjedisit, Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe Bashkia Tiranë. Të gjitha këto institucion kanë reflektuar preferencat dhe plotësimin e kërkesave të konsumatorit.

Grupi Eurosig-Insig & UBA Bank i ka qëndruar pranë konsumatorit dhe i ka shërbyer me korrektesë, si në industrinë e sigurimeve edhe në atë bankare. Kjo tregon edhe njëherë përkushtimin që i dedikohet klientëve tanë në mbarë trevat shqiptare. Ky event përkoi edhe me 125-vjetorin e Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë.

Grupi Eurosig – Insig & UBA Bank akordon donacion 50 mijë euro për popullin e Ukrainës

Shkurt 2022 – Grupi Eurosig – Insig & UBA Bank akordon donacion 50 mijë euro për popullin e Ukrainës.

Grupi Eurosig po ndjek me shqetësim zhvillimet në Ukrainë dhe vuajtjet që po i shkaktohen popullit nga ndërhyrja ushtarake e Rusisë, duke shkaktuar viktima dhe pasiguri të madhe.

Grupi ka vendosur t’i vijë në ndihmë Ukrainës duke akorduar 30 mijë euro për popullin dhe 20 mijë euro specifikisht për shqiptarët që jetojnë atje prej shekujsh. Këta shqiptarë Presidenti i Grupit Eurosig-Insig & UBA Bank, Z. Kadri Morinaj, i ka vizituar fizikisht në Ukrainë para 20 vitesh.

Kjo ndihmë është e dedikuar për nevojat jetike të njerëzve atje. Shuma prej 50 mijë eurosh do të kalojë në llogarinë zyrtare të Përfaqësisë Diplomatike të Ukrainës në Tiranë.

Eurosig dhe Presidenti i Grupit Morinaj vlerësohen nga  Europe Business Assembly për arritjet në fushën e biznesit

25 mars 2022 – Vlerësim në Londër për Presidentin e Grupit Eurosig – Insig & UBA Bank, z. Kadri Morinaj: “Star of Business”, nga Asambleja Europiane e Biznesit.

Grupi Eurosig dhe Presidenti i Grupit, Z. Kadri Morinaj, janë vlerësuar nga Europe Business Assembly për arritjet në fushën e biznesit. Një sërë ekspertësh të ekonomisë në Londër kanë analizuar industrinë e sigurimeve dhe atë financiare në Shqipëri e në rajon.  Eskpertët kanë konkluduar se Grupi Eurosig ka arritjet më të mëdha, duke fituar kështu çmimin “TOP 100 Achievements” dhe konsiderohet një çmim i përjetshëm nga EBA.

EBA është një institucion i pavarur që prej 20 vitesh ka në fokus ekonominë, por edhe çështjet sociale e ato njerëzore.

Kadri Morinaj, i ftuar në eventin e Princeshës Murat Napoleon në Paris

Prill 2022 – Presidenti i Grupit Eurosig-Insig & UBA Bank, Z. Kadri Morinaj u ftua për të marrë pjesë në eventin e Princeshës Murat Napoleon në Paris.

Parisi edhe këtë vit, si çdo vit tjetër u bë kryeqyteti mikpritës i eventit të organizuar nga Princesha Murat Napoleon. Ky event u organizua nën patronazhin e Bashkisë Paris dhe UNHCR në kuadrin e bamirësisë për të ndihmuar ngritjen e një spitali fushor në kufirin ukraninas, për t’u ardhur në ndihmë njerëzve.

Në këtë event kishte shumë të ftuar nga e gjithë bota, kryesisht biznesmenë të suksesshëm dhe të botës akademike. Kishte të ftuar nga Club of Leaders, ku Z. Kadri Morinaj është anëtar i këtij Klubi. Gjithashtu kishte pjesëmarrës nga Academy de France, apo nga Rotary Club. Ndër të ftuarit e tjerë spikasnin Pierre Moscovici (ish-Ministër Finance i Francës), stilisti Jean Claude Jitrois, Robert Greybill, këngëtarja Nicoletta, Princ Joachim Murat, Princesha Pilar Murat, Konti i Venezias Giovanni Volpi, aktorja Fanny Reaver, editori i revistës VSD Georges Ghosn, etj.

Ambasadori i Ukrainës në Tiranë, Z. Volodymyr Shkurov pret nënjë takim të veçantë Presidentin e Grupit Eurosig, Z. Kadri Morinaj

Mars 2022 – Presidenti i Grupit Eurosig, Z. Kadri Morinaj, u prit nga Ambasadori i Ukrainës në Tiranë, Z. Volodymyr Shkurov. Në këtë takim z. Morinaj shprehu edhe njëherë mbështetjen për Ukrainën dhe popullin e saj. Njëkohësisht Ambasadori Shkurov e falenderoi për mbështetjen e dhënë prej 50,000 euro të akorduar për popullin e Ukrainës dhe për shqiptarët që jetojnë atje.

Ndër të tjera Z. Kadri Morinaj u shpreh: “Ndihma për ju ishte një obligim për mua, pasi unë e kam vizituar disa herë Ukrainën, madje kam takuar edhe shqiptarët që jetojnë prej shekujsh në Odesa. Ukraina ka një popull shumë vital, të ëmbël dhe me mentalitet europian. Rezistenca e Ukrainës kundrejt Rusisë është e pashembullt dhe jam i sigurt që do të ndryshojë rendin botëror. Shqiptarët janë mjaft të prekur me atë çfarë po ndodh me popullin ukrainas dhe po vazhdojnë ta mbështesin çdo ditë financiarisht e moralisht. Për çdo nevojë që do të keni dera ime dhe e kompanive të Grupit Eurosig do të jetë e hapur, të paktën deri në përfundim të luftës”.

Ndërsa Ambasadori, Volodymyr Shkurov theksoi: “Unë ju falendëroj përzemërsisht për ndihmën tuaj. Ju u treguat i gatshëm të na ndihmonit menjëherë dhe shumë shqiptarë kanë kontribuuar për popullin e Ukrainës. Unë kam shumë pak kohë në Shqipëri, por këto ditë kam konstatuar që shqiptarët janë një popull i madh dhe i dashur”.

Eurosig-Insig & UBA Bank u mundëson 1000 të rinjve kryeqytetas “Kartën Rinore Europiane”

Prill 2022 – Grupi Eurosig-Insig & UBA Bank i mundësoi 1,000 të rinjve kryeqytetas “Kartën Rinore Europiane”.

Grupi Eurosig në bashkëpunim me Bashkinë Tiranë, në kuadër të zgjedhjes së Tiranës si “Kryeqyteti Evropian i Rinisë për 2022” kanë shpërndarë sot 1,000 karta për gjimnazistët dhe studentët e kryeqytetit. Të rinjve të Tiranës do t’u ofrohen të njëjtat përfitime si bashkëmoshatarët e tyre në 36 vende të Europës. Kjo kartë është një mjet që fuqizon të rinjtë, duke ofruar zbritje në këto 36 vende në sektorët: kulturë, akomodim, udhëtim, argëtim, trajnime e studime, sektorin shëndetësor, sektorin bankar, në turizëm, telekomunikacion dhe internet, sport, shopping, etj. Në total janë rreth 7 milion kartëmbajtës dhe mbi 60.000 biznese që ofrojnë zbritje në Europë, ndërsa në Tiranë 2000 shërbime të Kartës së Studentit, do të ofrojnë ulje edhe për mbajtësit e Kartës Rinore Europiane përgjatë vitit 2022.

Funksioni i dytë i Kartës Rinore Europiane është gjenerimi i informacionit falas nëpërmjet kodit të saj unik (passëord elektronik dhe username) për: bursa studimore në Evropë, mobilitet studentor, për programe trajnimi, shkëmbimi, ëorkshope, konkurse ndërkombëtare, punë vullnetare, etj. Ky informacion i përditësuar mundësohet nga anëtarësimet në European Youth Information and Conculting Agency në Luksemburg, European Youth Card Association në Bruksel dhe programit European Solidarity Corps.

Akt patriotik dhe artdashës – Z. Kadri Morinaj, ngre përmendoren e Pjetër Bogdanit në Krumë të Hasit

Prill 2022 – Presidenti i Grupit Eurosig-Insig & UBA Bank, Z. Kadri Morinaj, ngre përmendoren e Pjetër Bogdanit në Krumë të Hasit, akt patriotik dhe artdashës.

Në Has u ngrit përmendorja e të madhit Pjetër Bogdani, një njeri i kulturës, artit, letërsisë dhe patriot i madh kombëtar, pararendës i Rilindjes Kombëtare. Pjetër Bogdani është lindur në Gur të Hasit. Ai është një prej figurave më të rëndësishme kombëtare. Në ceremoninë e zbulimit të bustit morën pjesë mjaft personalitete të Shqipërisë dhe Kosovës, intelektualë, deputetë, kryetarë komunash e bashkish dhe nga religjionet e dy vebdeve tona.

Fjalën e hapjes së ceremonisë e mbajti Kryetari i Bashkisë Has, Z. Liman Morina, ku ndër të tjera tha: Ky qytet nuk ka patur kurrë më parë kaq shumë kapacitete e potenciale intelektuale, studiues të mirëfilltë të artit letërsisë dhe kontributit të Pjetër Bogdanit, dhe më gjerë. Falenderimet shkojnë dhe për  artistin  e profesorin, dekanin e Fakultetit të Arteve të Bukura, z. Artan Peqini që ideoi me imagjinatën e  artin e tij të mishëruar në bronz portretin e Bogdanit, por dhe për sponsurizuesin e kësaj vepre, biznesmnin ish- nxënësin e shkollës së Krumës, z. Kadri Morina.

Akti që bëri Presidenti i Grupit Eurosig, Insig dhe UBA Bank, Z. Kadri Morinaj, i riktheu vendilindjes së tij emrin e të madhit Pjetër Bogdani, pra Shtatoren që u vendos në mes të Krumës së Hasit. Hasi mbahet mend për shumë akte trimërie në shërbim të Kombit, por edhe për Pjetër Bogdanin që lindi në atë zonë. Ndaj kontributi dhe vlerat e tij për kombin shqiptar duhet të shpërbleheshin me një përmendore në mes të kryeqytetit, por në fakt është merita e filantropit Kadri Morinaj, Presidenti i Grupit Eurosig-Insig dhe UBA Bank, i cili ka iniciuar dhe financuar bustin dhe po e bën realitet në vendlindjen e Bogdanit, në Has.

Është një vlerësim për mundin e dhënë në përpjekjet e tij për gjuhën dhe letërsinë e vjetër shqipe, pararendëse e Rilindjes Kombetare, për kontributin e tij në  promovimin e vlerave kombëtare. Në fakt kjo nuk është shtatore, por permendore e cila vendoset në Has, ndaj mbetet një gjest fisnik nga Z. Morinaj dhe nderon krejt komunitetin hasjan, të cilët kanë nxjerrë nga shpirti i tyre një njeri të përmasave kombëtare si Pjetër Bogdani.

Eurosig – Insig dhe UBA Bank i dhuron Komunitetit Mysliman Xhaminë në Marikaj. Kjo Xhami mori emrin “Tahir Morinaj”

Prill 2022 – Presidenti i Grupit Eurosig – Insig dhe UBA Bank, Z. Kadri Morinaj, i dhuron Komunitetit Mysliman Xhaminë në Marikaj. Kjo Xhami mori emrin “Tahir Morinaj”.

Xhamia në Marikaj të Vorës mori emrin e një besimtari të devotshëm dhe të respektuar që nga koha e komunizmit deri në frymën e tij të fundit “Tahir Morinaj”. Ai ishte babai i Presidentit të Grupit Eurosig-Insig dhe UBA Bank, Z. Kadri Morinaj dhe Xhevdet Morinaj. Një besimtar që ashtu siç iu dedikua dhe respektoi fenë Islame, ashtu u respektua edhe në jetën e tij. Në vendosjen e pllakatës së emrit të Xhamisë morën pjesë Kryetari i Komunitetit Mysliman H. Bujar Spahiu, Myftiu i Tiranës Lauren Luli dhe përfaqësues të Komunitetit Mysliman, por i pranishëm në këtë ceremoni ishte edhe Ambasadori i Ukrainës në Tiranë, Z. Volodymyr Shkurov me bashkëshorten e tij. Edhe pse në moshë të thyer, Tahir Morinaj udhëtoi shumë herë drejt Mekës, për të qenë gjithnjë e më pranë fesë Islame. Ai ishte gjithnjë pranë njerëzve të komunitetit, duke u kujdesur dhe duke krijuar besim tek njerëzit. Të njëjtin rrugëtim mori edhe djali i tij Kadri Morinaj, i cili është gjithmonë pranë njerëzve në nevojë, artit, religjioneve, etj.

  1. Kadri Morinaj theksoi: “Kjo është më e pakta që mund të bëjnë fëmijët për një baba kaq të përkushtuar ndaj nesh dhe Islamit. Trualli dhe godina e xhamisë deri sot ishin në pronësinë tonë, por nga nesër do të jetë pronë e Komunitetit Mysliman, pasi kemi vendosur t’ua dhurojme. Uroj të jetë duke na parë i mrekulluar nga Parajsa, që një Xhami mban emrin e Tahir Morinaj”.

Pas ceremonisë z. Kadri Morinaj shtroi shtroi një Iftar për 210 besimtarë që po agjëronin.

Eurosig – Insig & UBA Bank, marrëveshje bashkëpunimi me Fakultetin e Ekonomisë të Universitetit të Tiranës

Maj 2022 – Grupi Eurosig – Insig & UBA Bank nënshkroi marrëveshje bashkëpunimi me Fakultetin e Ekonomisë, Universiteti i Tiranës.

Me dakordësinë e dy palëve u nënshkrua një marrëveshje bashkëpunimi mes Fakultetit të Ekonomisë dhe Shoqërive të Grupit Financiar Eurosig – Insig – UBA Bank. Kjo marrëveshje që ka për qëllim bashkëpunimin në funksion të përvojave me interes të përbashkët dhe mundësimin e praktikave të punës me synim përgatitjen sa më cilësore dhe profesionale të studentëve.

Dekani Dhori Kule uroi mirëseardhjen në Fakultetin e Ekonomisë të Grupit Eurosig, ku theksoi: “Ky bashkëpunim u vjen në ndihmë studentëve. Faktikisht me Grupin Eurosig, Insig dhe UBA Bank kemi shumë vite partnerë, por nga sot do të jemi zyrtarisht bashkëpunëtorë për zhvillimin në praktikë të studentëve”.

Presidenti i Grupit Eurosig, Insig dhe UBA Bank, z. Kadri Morinaj, u shpreh: “Fakulteti Ekonomik ka një rëndësi të veçantë për ne, pasi është furnizuesi kryesor për burimet tona njerëzore. Me z. Kule kemi gjetur gjithmonë gjuhën e përbashkët për të bërë më të mirën në funksion të Fakultetit”. Gjithashtu, u prezantuan edhe 3 paketa promocionale me kosto minimale lidhur me sigurimin e Apartamenteve dhe sigurimin e Shëndetit. Këto paketa janë përgatitur që të jenë të përballueshme nga çdo shtresë e shoqërisë, duke i mbrojtur ata nga çdo fatkeqësi natyrore apo sëmundje të paparashikuar.

Kadri Morinaj, u prit në Mynih nga Hirësia e tij, Duka i Bavarisë, Z. Franz Bonaventura Adalbert Maria Herzog

3 qershor 2022 – Presidenti i Grupit Eurosig – Insig & UBA Bank, Z. Kadri Morinaj, u prit në Mynih nga Hirësia e tij, Duka i Bavarisë, Z. Franz Bonaventura Adalbert Maria Herzog.

  1. Kadri Morinaj ishte pjesë e takimit që Klubi i Liderëve (Club Des Leaders) zhvilloi në Mynih, në Landin e Bavarisë. Në këtë takim Z. Morinaj kishte privilegjin të takojë edhe Dukën e Bavarisë, z. Franz Bonaventura Adalbert Maria Herzog, i cili e njihte mjaft mirë Shqipërinë dhe historinë tonë dhe u shpreh se Shqipëria ka luajtur një rol të rëndësishëm në zhvillimin e integrimin e Ballkanit në Europë, kjo vjen edhe prej historisë së hershme që ka.
  2. Morinaj falenderoi Dukën e Bavarisë për mbështetjen dhe kontributin që ka dhënë për integrimin e Shqipërisë, por veçanërisht për integrimin e shqiptarëve në Gjermani përmes punësimit të tyre. Gjithashtu Z. Morinaj diskutoi edhe për mundësitë e investimeve, duke e garantuar Dukën se do të gjejë mbështetje dhe një klimë të favorshme për biznes në Shqipëri. Gjithashtu Duka i Bavarisë theksoi se ne jemi një popull që na bashkojnë kulturat ndër shekuj, por bashkëpunimet mes dy popujve tanë kanë avancuar shumë vitet e fundit.

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

About Redaksia

Check Also

Veliaj në Iran, vizita sekrete, si u maskua dhe shërbimet partnere

Erion Veliaj u tërhoq sot nga padia që kishte bërë ndaj Kryetarit të PD, Sali …

Leave a Reply