Protestë para Kuvendit për mbrojtjen e Butrintit: Deputetë! Hiqni dorë, mos u bëni trathëtorë!

Ka nisur përpara Kuvendit të Shqipërisë në orën 10:00, protesta për mbrojtjen e Parkut Kombëtar të Butrintit, në të cilën po marrin pjesë akademikë, specialistë të trashëgimisë kulturore, aktivistë dhe qytetarë.

Aktivisti Aulon Kalaja tregoi para medias, fletëpalosjet që do t’ua dorëzojnë sot në dorë, 140 deputetëve të Kuvendit me thirrjen që të mos e shesin Butrintin. Në fletëpalosje thuhet:

Deputetë!
Hiqni dorë! Hiqni dorë!
Mblithni mënt, e tupërohi!
Mos u bëni trathëtorë
Se pastaj do të pendohi!

“Kthejini kamerat dhe shihini, – tha Kalaja, – se si deputetët që paguajmë ne e janë gjoja shërbëtorët tanë, futen në Kuvend me makina që të mos përballen me ne.

Sigurisht që ne nuk kemi ndonjë pritshmëri të madhe, se këta nuk e kanë lexuar fare marrëveshjen dhe kjo qeveri po sillet si ushtri pushtuese, se këtu jemi për Amfiteatrin e Durrësit, që e dhanë me koncension, për pallatin e Brigadave, Drilonin dhe të gjitha kalatë shqiptare”.

Sazan Guri: Kujt po ia japin Butrintin?!

Profesor Sazan Guri ka dhënë argumente të forta në revoltën e intelektualëve kundër dhënies së Butrintit për menaxhim, Fondacionit Shqiptaro-Amerikan të Zhvillimit, duke drejtuar gishtin e akuzës pikërisht mbi njeriu që e drejton këtë fondacion.

Ai demaskoi figurën e Richard Hodges, autorin e studimit mbi Butrintin e Shqipërisë dhe marrëveshjen që qeveria Rama po lidh pikërisht me ç’ka përfaqëson ky arkeolog.

“Kur mashtrimi thuhet shumë herë, e vërteta duhet thënë më shumë”, theksoi Guri gjatë protesës që u zhvillua dje pikërisht përpara zyrave të këtij fondacioni, AADF.

“Prandaj të dashur shqiptarë, në këtë libër, që do të shpallet libër i ulët, se fjala “non grata” ka marrë dhenë, i ulët për të mos thënë dhe i poshtër, kur ky autor që është edhe kryetar i këtij grupi, fondacioni, edhe bande nuk është keq, thotë se … “Butrinti iu dha gabimisht Shqipërisë”!!! Thotë se … “Epiri greqishtfolës ndaloi hordhitë ilire të pushtonin Greqinë”!!! -pra, ky libër, nga ky që udhëhiqet, ky do të jetë fondacioni që do të menaxhojë sipas ligjit, Butrintin e sotshëm!”, dëshmoi publikisht Prof. Sazan Guri.

Në fotografinë më poshtë, libri të cilit iu referua aktivisti i njohur në protestë, me titull “Butrinti i përjetshëm”, shkruar nga Richard Hodges”.

About Redaksia

Check Also

Veliaj në Iran, vizita sekrete, si u maskua dhe shërbimet partnere

Erion Veliaj u tërhoq sot nga padia që kishte bërë ndaj Kryetarit të PD, Sali …

Leave a Reply