Berisha në Kuvend: Po vidhni pronat publike! Do keni fatin e Sri Lankës

Kryetari i PD, Sali Berisha deklaroi nga foltorja e Kuvendit këtë pasdite se, qeveria po vjedh pronat publike ndërsa përmendi edhe largimin masiv të shqiptarëve në 9 vite qeverisje të Edi Ramës.

Berisha deklaroi se do kenë fatin e Sri Lankës ndërsa shtoi se për 9 vite qeveria në universitetet publike të vendit ka ndaluar në mënyrë skandaloze mbrojtjen e doktoraturave, një ndër rrugët më kryesore të kërkimit shekncor.

“Pse e them këtë. Sa është buxheti i qeverisë së tekno-hajnisë për shkencën? 1 e 57-ta e mesatares së vendeve të OSBE-së. A ka mundësi që të ekzistojë në mendjen e tyre ideja shkencë? Zero.

Pra, të shkojmë më tutje. Kemi studiues të shkëlqyer, vajza, djem, burra e gra që mund të bëjnë kërkime shkencore të një niveli shumë të mirë, por çfarë ndodh?

Sri Lanka ju pret, shikoni dokumentarin e Sri Lankës, ajo ju pret, keni të njëjtin laborator, edhe ju paguani Housmanin, edhe ata e paguanin.

Atje shkonte Veliaj, këtu vinte ai përfaqësuesi i shoqërisë së hapur të Sri Lankës, do të ndiqni fatin e njëri-tjetrit.

A e dini hemoragjinë e trurit që keni krijuar këto vite, mijëra mjekë, pedagogë, juristë, ikin, kanë ikur, ju i bëni luftë amorale shtresës së mesme.

Për 9 vite në universitetet publike të vendit në mënyrë skandaloze ndaluat mbrojtjen e doktoratave, që janë një nga rrugët më kryesore të kërkimit shkencor, po ku e dini ju çfarë është shkenca, ju jeni bërë qenie shtetërore”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Edi Rama ka dëshmuar se është i aftë ta shumëzojë me zero parlamentin!

Kryetari i PD, Sali Berisah bëri komentet e tij sot lidhur me mbledhjet online të komisioneve …

Leave a Reply