Ambasadorja amerikane në Shqipëri, Yuri Kim, me anë të një postimi në Tëitter ka bërë me dije se ka zhvilluar një takim me kryediplomatin e OSBE-së, Del Monaco.
Në këtë takim është diskutuar për angazhimin e përbashkët të dy vendeve për të mbështetur zgjedhjet e lira e të ndershme, Reformën në Drejtësi dhe luftën kundër trafikimit të qenieve njerëzore.
‘U takova me ambasadorin e OSBE-së, Del Monaco, për të diskutuar angazhimin tonë të përbashkët për të mbështetur zgjedhjet e lira dhe të ndershme, reformën në drejtësi dhe luftën kundër trafikimit të qenieve njerëzore.
Ne inkurajojmë Shqipërinë që të mundësojë votën e diasporës sa më shpejt që të jetë e mundur, siç e kërkon Kushtetuta. SHBA është e kënaqur të mbështesë Shqipërinë në përpjekjet e saj për të forcuar institucionet dhe proceset gjyqësore, duke përfshirë zhvillimin e programit të ri të masterit në kriminologji‘, shkruan Yuri Kim në rrjetin social Twitter.