Tërheqja e Turqisë për veton ndaj Suedisë dhe Finlandës në NATO, sukses diplomatik apo dështim për Ankaranë?

Pas një ngërçi prej rreth dy muajsh, Turqia ka tërhequr javën e kaluar veton e saj ndaj hyrjes së Suedisë dhe Finlandës në NATO. Marrëveshja, e arritur falë ndërmjetësimit të presidentit amerikan Biden dhe sekretarit Stoltenberg, është nënshkruar nga firma e një memorandumi mirëkuptimi që në dukje kënaq kërkesat e Erdoğanit. 

Pas orësh takimi me presidentin finlandez Sauli Niinistö, kryeministren suedeze Magdalena Andersson dhe sekretarin e Përgjithshëm të NATO, Jens Stoltenberg, më së fundi Turqia ka tërhequr veton e saj ndaj hyrjes së dy vendeve nordike në Aleancën Atlantike. Ankaraja e kishte manifestuar mosdakordësinë e saj majin e kaluar, duke kërcënuar që t’i devijonte traktativat për shkak të mbështetjes së supozuar të Helsinkit dhe Stokholmit ndaj kauzës së Partisë Punëtore të Kurdistanit (PKK) dhe të milicive kurdo – siriane të YPG. Motivacionet qenë shpjeguar qartë nga vetë presidenti Erdoğan në një artikull të botuar nga “The Economist” 30 majin e kaluar: “[…] është një mëkat që disa anëtarë të NATO nuk arrijnë t’i kuptojnë plotësisht disa kërcënime ndaj vendit tonë. Turqia mendon se pranimi i Suedisë dhe Finlandës sjell rreziqe për vetë sigurinë dhe për të ardhmen e organizatës. Sot kemi çdo të drejtë të kërkojmë që këto vende, të cilat do të presin që ushtria e dytë e NATO të vijë në mbrojtje të tyre në kuptimet e Nenit 5, të pengojnë rekrutimin, financimim dhe aktivitetet propagandistike të PKK”.

Historia e raporteve midis Suedisë dhe grupit terrorist i ka rrënjët e saj në vitet ’90, kur shumë anëtarë të PKK dhe të simpatizantëve të saj, të bashkuar me një numër të konsiderueshëm kurdësh, kërkuan strehim në Europë, duke shfrytëzuar sidomos politikat suedeze historikisht liberale lidhur me azilin për refugjatët politikë. Në ditët e sotme, si Suedia, ashtu edhe Finlanda, e njohin PKK si organizatë terroriste, sidomos Stokholmi që prej vitesh ka dyshuar se organizata e drejtuar atëhere nga Abdullah Oçalani qëndronte prapa vrasjes së kryeministrit Olof Palme në vitin 1986. Megjithatë, Ankaraja i ka akuzuar hapur të dyja vendet jo vetëm se janë bërë një port i sigurtë për aktivitetet e lëvizjes kurde dhe të përkrahësve të saj sirianë, por edhe pse i ka mbështetur me dërgimin e armëve në vite.

Një prej pikave më të vështira të çështjes duket se është mbështetja që Suedia u jep milicive YPG. Për hir të së vërtetës, çështja e mbështetjes ndaj milicive kurdo – siriane është tashmë prej vitesh një prek motiveve kryesore të fërkimit midis Turqisë dhe partnerëve e aleatëve perëndimorë të saj, Shtetet e Bashkuara në radhë të parë: roli i pamohueshëm prej protagonisti i luajtur nga milicitë kurde në Siri kundër ISIS ka ngjallur edhe simpatitë e shumë qeverive europiane, ngurrues që të asociojnë aktivitetet e lëvizjes kurdo – siriane me ato të PKK, në kundërshtim me pozicionin turk. Tensionet midis Turqisë dhe Suedisë mbi këtë dosje kanë arritur kulmin e tyre kur vendi nordik e ka lejuar Partinë e Bashkimit Demokratik (PYD) të hapë një zyrë të sajën në Stokholm në 2016 dhe kur ministrja e Jashtme Linde, pas bisedimeve të mbajtura me eksponentë kurdo – sirianë të konsideruar terroristë nga Ankaraja, premtoi një rritje konsistente ndihmash financiare drejt verilindjes siriane deri më 2023. Grindje e mëtejshme midis dy anëtarëve aspirantë të NATO dhe Turqisë ka të bëjë së fundi çështjen e embargos së eksportit të armëve, ndaj të cilës si Stokholmi, ashtu edhe Helsinki, janë bashkuar qysh nga 2019, si pasojë direkte e nisjes së operacionit ushtarak turk në funksion antikurd në verlindje të Sirisë.

Firma e memorandumit, Ankaraja do ta arrijë atë që do?

Impasi duket se është tejkaluar momentalisht falë ndërmjetësimit të Stoltenberg dhe të presidentit amerikan Biden, të cilët kanë lehtësuar arritjen e një marrëveshjeje formale me Suedinë dhe Finlandën, e vulosur nga formosja e një memorandumi mirëkuptimi që diket se kënaq kërkesat kryesore turke:

  • Pushim i mbështetjes së Suedisë dhe Finlandës ndaj milicive YPG/PYD dhe të organizatës  FETO;
  • Bashkëpunim në nivel inteligjence dhe të forcave të rendit në antiterrorizëm dhe kundër krimit të organizuar;
  • Heqje e embargos së armëve ndaj Turqisë;
  • Riafirmim të PKK si organizatë terroriste;
  • Mbështetje ndaj pjesëmarrjes turke në aktivitetet e PESCO.

Implementimi i marrëveshjeve të përcaktuar nga brenda MoU do të garantohet më së fundi nga një mekanizëm shtesë i përhershëm midis Turqisë, Suedisë dhe Finlandës, e hapur ndaj vendeve të tjera, me pjesëmarrjen e ekspertëve respektivë të ministrive të Jashtme, të Brendshme, të Drejtësisë dhe të shërbimeve inteligjente dhe të sigurisë.

Pas arritjes së marrëveshjes me dy vendet nordike, që i ka hapur rrugën procesit të aderimit të tyre në NATO, ministri i Drejtësisë turke, Bekir Bozdag, ka përsëritur menjëherë kërkesën e implementimit të ekstradimit të 12 terrositëve të dyshuar nga Finlanda dhe 21 nga Suedia për lidhje me PKK apo me lëvizjen gyleniste, e konsideruar nga Ankaraja si aktori kryesor në grushtin e shtetit të dështuar të 2016, megjithatë mbesin shumë dyshime rreth implementimit real të memorandumit: Pas faljes së të premtes, Erdoğani ka paralajmëruar publikisht qeveritë e Suedisë dhe Finlandës, duke afirmuar se nga sjeëlja e tyre do të varet vendimi i qeverisë turke për t’i transmetuar parlamentit kërkesën e ratifikimit të hyrjes së tyre në NATO, duke i afirmuar veç të tjerash mediave se qeveria suedeze do t’i premtonte Turqisë ekstradimin e 73 terroristëve. Përgjigja e Stokholmit nuk ka vonuar, me ministren e Drejtësisë Morgan Johansson që ka pohuar, me ton polemik, se “në Suedi ligji zbatohet nga gjykata të pavarura dhe se qytetarët josuedezë mund të ekstradohen me kërkesën e vendeve të tjera, por vetëm nëse është në pajtim me ligjin suedez dhe Konventën Europiane”.

Shumë prej vështirësive në implementimin e marrëveshjeve të tilla mund të vijnë pikërisht nga përkufizimi i termit “terrorist”, i përdorur në Turqi mbi bazën e kritereve të ndryshme respektivisht të atyre të shumë vendeve europiane. Natyra vetë e memorandumit, e përdorur nga Turqia tashmë në raste të tjera (të shikohet marrëveshja me qeverinë e al-Serraj në Libi), paraqet veç të tjerash limitet ligjore në masën ku nuk bëhet fjalë për një marrëveshje të detyruara në kuptimet e së drejtës ndërkombëtare, sesa më shumë të një impenjimi politik, siç sqarohet edhe nga qeveria finlandeze. Së fundi, firmosja e memorandumit ka shkaktuar preokupime të ndryshme sa të opinionit publik suedez dhe finlandez, aq edhe të parlamenteve respektive. Për shembull, në Suedi vendimi ose jo i ekstradimit të individëve të akuzuar nga Ankaraja për terrorizëm mund të jetë një çelës politik i përdorur nga opozita në pritje të zgjedhjeve të ardhshme të shtatorit, duke e bërë vendimin për Stokholmin edhe më delikat.

Cui prodest?

Analistë të ndryshëm europianë kanë hipotezuar sesi tërheqja e vetos turke të jetë e varur ekskluzivisht nga biseda midis Erdoğanit dhe Biden që i ka paraprirë Samitit të Madridit, gjatë të cilit presidenti amerikan, siç konfirmohet në ditët e mëpasme, do t’i premtonte se do ta mbështeste pranë Kongresit zhbllokimin e shitjes së 40 gjuajtësve F-16 dhe të 80 kiteve modernizues, të kërkuara nga Turqia tetorin e kaluar. Sikur të jetë kështu, suksesi diplomatik i supozuar që Ankara do të arrinte në Madrid do të ridimensionohej, pasi shitja e gjuajtësve të Lockheed Martin do të duhej të tejkalonte fillimisht provën e votës pranë një Kongresi amerikan tradicionalisht armiqësor ndaj Turqisë së Erdoğanit, sidomos në vitet e fundit në vijim të kthesës autoritare të presidentit turk dhe blerjes së S400 ruse. Sipas këtij rindërtimi, Turqia do të hiqte dorë nga “bargaining chip” i tij, domethënë instrumenti i vetos, në favor të një premtimi të mjegullt nga ana e një presidenti që në nëntor do të përballej me zgjedhjet e frikshme të mid-term. Nën presionin në rritje të aleatëve të tij, presidenti turk do të kapitullonte kështu për shkak të frikës që një pozicionim tejet maksimalist ndaj hyrjes së Suedisë dhe Finlandës do ta keqësonte më tej situatën ekonomike turke, tashmë katastrofike, duke humbur besimin e tregjeve. Sipas këtij vizioni, vendimi i kërcënimit të vetos hyrëse të dy vendeve nordike në NATO do të ishte një lëvizje politike e diktuar nga vullneti për zhbllokimin e impasit në Kongresin amerikan për modernizimin e aviacionit të saj, tashmë i dalë demode.

Sipas mediave proqeveritare turke, marrëveshja e arritur në Madrid do të ishte në fakt një kuriozitet i qartë për Ankaranë, shenjë e kapacitetit turk për të ditur ta përdorë diplomatikisht edhe gjatë krizave ndërkombëtare për të siguruar konçensione të dobishme ndaj stabilitetit të brendshëm të saj. Tendenca për t’ia kundërvënë dhe/ose për t’ja lidhur politikën e brendshme me atë të jashtme është për më tepër një konstante në Turqi, e prekur nga një sindromë rrethimi dhe pasigurie të brendshme ende shumë e rrënjosur në politikën turke. Në këtë optikë, dokumenti i nënshkruar gjatë samitit të NATO do të ishte prova e prekshme për t’ia treguar elektoratit turk – që do të thirret në kutitë e votimit pas një një viti – për të dëshmuar sesa qeveria ka qenë e aftë të rezultojë vendimtar dhe sidomos i rëndësishëm në nivel ndërkombëtar, një temë kjo e fundit e përdorur gjerësisht nga Erdoğani edhe në fushatat e kaluara elektorale. Siç është tashmë e njohur, lufta kundër terrorizimit të markës kurde është një temë transversale që vë dakord thuajse të gjitha rreshtimet politike në Turqi. Pavarësisht kësaj, nuk kanë munguar kritikat nga ana e opozitës kundrejt marrëveshjes së arritur në Madrid: lideri i CHP, Kemal Kılıçdaroğlu, e ka akuzuar presidentin turk për hipokrizi pasi ka pranuar të ulet në traktativa me dy qeveri me të cilat ishte betuar se nuk do të bëne marrëveshje. Edhe lideri i İYİ Parti, Meral Akşener, ka pohuar se marrëveshja nuk është e pajtueshme me interesat e Turqisë dhe se i mungon çdo hap konkret ndaj kërkesave turke.

Sigurisht i dalë fitimtar nga firmosja e MoU është Sekretari i NATO Stoltenberg, që ka qenë në gjendje ta kompaktësojë frontin e brendshëm të Aleancës duke lëshuar nja mesazh kohezioni në një fazë jashtëzakonisht delikate. Një marrëveshje e munguar në Madrid faktikisht do ta errësonte botimin e konceptit të ri strategjik dhe ushqyer pakënqësitë midis vendeve anëtare, duke kontribuar në ushqimin e narrativës, për më tepër tejet të përhapur, sipas së cilës Turqia nuk është më një aleat i besueshëm pasi i vë interesat e saj mbi ato të sigurisë kolektive. Suedia dhe Finlanda mund edhe të shprehen të kënaqura për marrëveshjen e arritur: firmosja e MoU nuk përfaqëson formalisht një marrëveshje detyruese për të dy qeveritë, të cilat do të duhet të japin më tej të paktën një pjesë të kërkesave turke, ndërsa heqja e vetos do t’u mundësojë të dy vendeve nordike të procedojnë me rrugën e aderimit në NATO.

Së fundi, për sa i përket Turqis, muajt e ardhshëm do të mund të na japin një tregues më të qartë lidhur me përfitimet reale që qeveria turke do të siguronte në Madrid. Pavarësisht implementueshmërisë ose jo të të gjitha pikave të memorandumit, Ankaraja gjithësesi ka arritur të shënojë me sukses dy pikë në favorin e saj:

1) Fundin e embargos për armët, që do t’i mundësonte Turqisë ta lehtësonte bashkëpunimin e projektit të avionëve TF-X: për Ankaranë, bashkëpunimi në sektorin e mbrojtjes përfaqëson një prej pikave të forta të politikës së saj të jashtme prej vitesh, e ardhur në nderet e kronikës falë eksportimit të dronëve të njohur Bayraktar TB2, por jo vetëm;

2) Fundin e mbështetjes suedeze ndaj PYD dhe milicive YPG: edhe në këtë rast do të bëhej fjalë për një fitore. Vetëm nëntorin e kaluar qeveria suedeze kishte premtuar ta forconte bashkëpunimin e saj me PYD si pjesë të një afere më të madhe që do t’i garantonte kryeministres Andersson dhe socialdemokratëve të arrinte shumicën në parlament falë mbështetjes së parlamentares Amineh Kakabaveh, ish peshmergë.

Mbetet akoma për t’u parë sesa firmosja e memorandumit mund të ketë një impakt ndaj elektoratit turk. Sot trending topic në Turqi rezulton se është rritja e inflacionit dhe më në përgjithësi përkeqësimi i gjendjes shëndetësore të ekonomisë turke, ndërsa zgjedhjet e qershorit 2023 rezultojnë ende tejet të largëta sa të impaktohen nga firmosja e një marrëveshjeje të kësaj natyre. Prapakthehu turk ndaj vetos mund të çlirojë tregjet, të paktën momentalisht, dhe t’i sigurojë besueshmërinë ndërkombëtare qeverisë, edhe pse shumë do të varet  nga zgjatja e luftës në Ukrainë, pasojat ekonomike të së cilës ndaj vendit të Gjysmëhënës janë shumë të rënda.

(nga Geopoliticus)

Përgatiti

ARMIN TIRANA

About Redaksia

Check Also

Kënaqësia e treshes

“Nuk kemi qëllim t’i ndalojmë gjërat treshe”. Kështu në dhjetorin e 2020 ministrja e atëhershme …

Leave a Reply