OSBE reagon ndaj Ramës: Raportimi i lirshëm i gazetarëve, thelb i demokracisë

Kur kanë kaluar 2 ditë nga protesta e gazetarëve përpara Kryeministrisë pasi kryeministri dërgoi në ‘riedukim’ gazetarin e A2 Televizion Klevin Muka, ka ardhur dhe reagimi i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri. Me anë të një postimi në twiter OSBE shprehet se është e drejta e gazetarëve për të kërkuar dhe marrë lirisht informacion.

“E drejta e gazetarëve për të kërkuar, marrë dhe dhënë lirisht informacionin e mbajtur nga organet publike është një pjesë integrale e punës së tyre dhe një shtyllë themelore e çdo shoqërie demokratike. Nuk ka siguri pa lirinë e medias”, shkruan prezenca e OSBE-së në vendin tonë.

OSBE vijon më tej duke thënë se liria e medias dhe aftësia e gazetarëve për të raportuar lirshëm për çështje me interes publik është një nga treguesit thelbësorë të demokracisë.

“OSBE është fuqimisht e përkushtuar ndaj rolit që luajnë gazetarët në aspektin jetik të proceseve vendimmarrëse të mirëinformuara publike, transparente, të përgjegjshme dhe demokratike në Shqipëri”, mbyll reagimin e saj OSBE.

Debati ndodhi gjatë konferencës së kryeministrit Rama dhe ministres Olta Xhaçka në kryeministri. Gazetari Muka pyeti ministren në lidhje me kodit etik të miratuar ku ministrave nuk u lejohet të takohen me biznesmenë pa praninë e dy zyrtarëve shtetërore, ndërkohë që bashkëshorti i ministres është shpallur investitor strategjik. Përgjigjen ia dha kryeministri, i cili u shpreh se do e dërgonte 3 muaj në “riedukim” duke i kujtuar dhe rastin e gazetares së Syri Tv Ambrozia Meta.

About Redaksia

Check Also

Veliaj në Iran, vizita sekrete, si u maskua dhe shërbimet partnere

Erion Veliaj u tërhoq sot nga padia që kishte bërë ndaj Kryetarit të PD, Sali …

Leave a Reply