Partia Demokratike hap selinë dhe foltoren e saj për shqiptarët

Partia Demokratike, me idenë e hapjes ndaj shoqërisë dhe në përgatitje për frymën popullore të protestës së 7 korrikut, do të hapë selinë dhe foltoren e saj për shqiptarët.

Për herë të parë, të rinj e të reja, burra e gra, profesionistë dhe fermerë, njerëz nga të gjitha fushat e shoqërisë, do të hyjnë në seli për të shpallur shqetësimet e tyre personalisht, dhe jo nëpërmjet përfaqësuesve politikë.

Partia Demokratike, në kontratën e re sociale me shoqërinë, fton të gjithë shqiptarët që duan të ngrenë zërin, të na bashkohen çdo ditë në foltoren e selisë dhe më 7 korrik në shesh.

Serinë e daljeve e hap sot Artemisa Halili, nëna e një fëmije 6 vjeç, stomatologe.

Lidhja live në ora 11 nga selia e PD-së.

ZYRA E SHTYPIT DHE KOMUNIKIMIT

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

About Redaksia

Check Also

Veliaj në Iran, vizita sekrete, si u maskua dhe shërbimet partnere

Erion Veliaj u tërhoq sot nga padia që kishte bërë ndaj Kryetarit të PD, Sali …

Leave a Reply