Berisha: Rama nuk lë qytetarët të votojnë të lirë, i rrëmben zgjedhjet

Kreu i PD, Sali Berisha në një tryezë me aktivistë të shoqërisë civile deklaroi se kryeministri Edi Rama vjedh zgjedhjet dhe nuk i lë qytetarët të votojnë të lirë. Berisha e quan autokraci elektorale ndërsa shtoi se kësaj gjendje duhet t’i japim fund sa më parë.

“Autokraci elektorale që bën zgjedhje dhe vjedh zgjedhje, nuk lë qytetarët të votojnë të lirë, i rrëmben zgjedhjet. Pastaj pyet zyrat e PS si anketa popullore. Kësaj gjendje duhet t’i japim fund, ai s’mund të tallet më me shqiptarët”, tha Berisha.

Berisha akuzoi Edi Ramën se shkon në Bruksel dhe flet 5 herë më shumë për Serbinë se sa për Shqipërinë. Kosovën, tha Berisha, Rama nuk e ka në agjendë dhe nuk lobon për të, sepse një gjë të tillë nuk ia lejon Aleksandar Vuçiç.

“Kjo është një qeveri e cila me vendimet e saj ngushton çdo ditë e më shumë lakun në qafën e qytetarëve të vendit tonë. Një qeveri e cila në rrafshin atdhetar, shqiptar, vendos për t’i thënë ‘Jo’ ose ‘Po’ ftesës për në Bruksel duke mos përfillur asnjë institucion shqiptar, as presidencën, as parlamentin, por na informon se u lidha me Aleksandër Vuçiç. Në fakt u lidh pasi mori vendimin. Një qeveri që shkon në Bruksel dhe flet 5 herë më shumë për Serbinë se sa për Shqipërinë, kurse për Kosovën e ka ndaluar të thotë një fjalë të mirë për të, ose të bëjë avokatinë e saj”, u shpreh Berisha.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Edi Rama ka dëshmuar se është i aftë ta shumëzojë me zero parlamentin!

Kryetari i PD, Sali Berisah bëri komentet e tij sot lidhur me mbledhjet online të komisioneve …

Leave a Reply