PS mban peng rezolutën për genocidin serb, Enkelejdi bashkohet me Tao Ballën

PS vazhdon të mbajë peng rezolutën për gjenocidin serb në Kosovë. Por teksa kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla vazhdoi të mos japë përgjigje për këtë shqetësim, Enkelejd Alibeaj dhe Taulant Balla u shfaqën sërish ‘bashkë’.

Balla tha se ka rënë dakord me Alibeajn për të shtyrë diskutimin për aktin normativ për rritjen e çmimeve…

“Këtu fshihet diçka” tha deputeti I PD, Tritan Shehu, duke akuzuar se mazhoranca po vazhdon të sillet si një vasale e Aleksandër Vuçiç në Beograd.

“Duhet të kërkojmë që Serbia të kërkojë falje për gjenocidin serb në Kosovë”, tha Shehu.

“Përsëri shkelet rregullorja për të tretën herë. Është frika për ta kaluar sepse bien ndesh me Vuçiç. Në nderin tonë duhet të dalin në rezolutë të përbashkët”, tha ai.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Edi Rama ka dëshmuar se është i aftë ta shumëzojë me zero parlamentin!

Kryetari i PD, Sali Berisah bëri komentet e tij sot lidhur me mbledhjet online të komisioneve …

Leave a Reply