Kush janë dy të rinjtë që u mbytën në rezervuar pasi ranë me mikanë

Dy të rinj kanë humbur jetën këtë të premte në Tiranë, pasi makina e tyre është fundosur në rezervuarin e Çekrezës mëngjesin e sotëm. Erjon Muça dhe Flora Gjinaj, përkatësisht 22 dhe 20 vjeç, janë nxjerrë nga polumbarët nga mjeti ku ndërruan jetë.

Viktimat janë banorë të zonës dhe dyshimet e para sipas informacioneve janë se ngjarja është aksident, por nuk dihen rrethanat sesi kanë përfunduar në fund të rezervuarit. Ngjarja e rëndë është raportuar në polici mëngjesin e sotëm nga roja i sigurisë së rezervuarit, i cili ka njoftuar Policinë edhe shërbimet zjarrfikëse.

About Redaksia

Check Also

Veliaj në Iran, vizita sekrete, si u maskua dhe shërbimet partnere

Erion Veliaj u tërhoq sot nga padia që kishte bërë ndaj Kryetarit të PD, Sali …

Leave a Reply