Fshati Bërxull, 3 javë pa ujë të pijshëm, bashkia Vorë nuk përgjigjet…

Fshati Bërxull të Tiranës ndodhet prej tre javësh pa ujë të pijshëm. Banorët shprehen se i janë drejtuar disa herë Bashkisë së Vorës për këtë problem, por nuk kanë marrë asnjë përgjigje.

Sipas banorëve, uji i pijshëm mungon prej më shumë se 20 ditësh për shkak të prishjes së tubacionve. Ata thonë se, punimet janë kryer më cilësi shumë të dobëtdhe janë vendosur tuba me cilësi të ulët.

Banorët thonë se, Bashkia e Vorës nuk interesohet për furnizimin e tyre me ujë, megjithëse ata i janë drejtuar disa herë me kërkesa.

About Redaksia

Check Also

Veliaj në Iran, vizita sekrete, si u maskua dhe shërbimet partnere

Erion Veliaj u tërhoq sot nga padia që kishte bërë ndaj Kryetarit të PD, Sali …

Leave a Reply