“Ende nuk mbushem me frymë”! Postimi prekës i të bijë së ish-Presidentit Nishani  

E bija e ish-Presidentit Bujar Nishani, Fiona në një postim prekës, ka kujtuar të atin i cili u nda nga jeta dy javë më parë.

Me një foto nga fëmijëria e saj, ku ajo shihet teksa e përqafon, Fiona shkruan: ”Ende nuk mbushem me frymë”.

Ish-presidenti u nda nga jeta në moshën 56-vjeçare. Ai vdiq në një spital në Gjermani, ku ishte dërguar para një muaji për përkujdesje intensive pas rëndimit të gjendjes së tij shëndetësore.

Nishani la pas bashkëshorten dhe dy fëmijët, djalin dhe vajzën.

Partia Demokratike e shpalli Kryetar Nderi të Këshillit Kombëtar, ish-Presidentin Nishani, një ditë pasi u përcoll për në banesën e fundit.

Image

About Redaksia

Check Also

Veliaj në Iran, vizita sekrete, si u maskua dhe shërbimet partnere

Erion Veliaj u tërhoq sot nga padia që kishte bërë ndaj Kryetarit të PD, Sali …

Leave a Reply