Kurti: Procesi i Berlinit, mundësia më e mirë për rajonin

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në një konferencë për media pas takimit që ka pasur me kancelarin gjerman, Olaf Scholz, ka përsëritur edhe një herë qëndrimin e Prishtinës zyrtare se përkrahin iniciativën e Procesit të Berlinit dhe se ajo është mundësia më e mirë për bashkëpunimin rajonal, raporton Express.

Ky mesazh i Kurtit vjen pas kundërshtimit të vazhdueshëm të Kosovës ndaj iniciativës “Open Balkan” të nisur nga Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia e Veriut.

Se do të flitej për nismën e Procesit të Berlinit e kishte paralajmëruar edhe vetë Scholz para nisjes për në Prishtinë, duke thënë se një nga arsyet e vizitës është edhe mbështetja për Procesin e Berlinit.

About Redaksia

Check Also

Video e dhunës, çfarë ndodhi në Kuvendin e Kosovës

Ka degjeneruar në dhunë seanca e kësaj të enjteje në Kuvendin e Kosovës në kohën …

Leave a Reply