Rama do të mbahet mend si një brumbull i zi, as që i plas fare për Shqipërinë!

Nga Balil GJINI

Sjelljet e Ramës po bëhen gjithnjë e më shumë patologjike, narciziste. As që i plas fare për Shqipërinë, Evropën, etj, sepse ai do veç egon e vet. Dje në Ohër, përmes një rrëkezë ligjërimi gjithë llum e shkumë epileptike, duke nakatosur së bashku të folurën popullore (dasmë, nuse, dhëndërr etj), dhe të folurën krenosëse të një gangsteri provincial (në fillim i admiroja njerëzit e Brukselit, tani duhet të më admirojnë ata mua), tregoi fare qashtër se lokomotiva e fantazisë së tij ka dalë nga shinat.

Rama i ka marrë votat për të vepruar dhe jo për të ligjëruar. Vendi ynë është mbytur nga krimi, korrupsioni, hajnia. Ne e dimë se brumbujt, me kthetrat e tyre, e gdhendin mjaft artistikisht materialin me të cilin punojnë. E përsosin, e lëmojnë, gjersa të rrumbullakoset në mënyrë perfekte. Por, ajme, se ky material quhet bajgë. Rama do të mbahet mend si një brumbull i zi që kërkoi t’iu jepte formë artistike bajgave të qeverisjes së tij.

About Redaksia

Check Also

Historia përsëritet në mënyrë spirale

Nga Redin HAFIZI Kjo qeverisje është kthyer në bërthamën e një regjimi që po kap …

Leave a Reply