Berisha: Edi Rama është një fatkeqësi njerëzore, jo vetëm kombëtare!

Kryetari i PD, Sali Berisha në një takim me intelektualët në qytetin e Elbasanit komentoi samitin e ‘Open Balkan’ që u mbajt në Ohër. Berisha tha se, mesazhet ishin katastrofë ndërsa theksoi se Vuçiç i cili nuk njeh gjenocidin është i gatshëm ta kryejë sërish atë sa herë t’i jepet mundësia.

Ish-Kryeministri u shpreh se, Edi Rama i cili ka padron Vuçiçin është një fatkeqësi njerëzore, jo vetëm kombëtare.

“I dilej zot atij që nuk njeh gjenocidin, ai që nuk njeh gjenocidin është kriminel për definicion i gatshëm për ta kryer sa herë të ketë mundësi. Ai e quan gjë të mirë atë, krim të dobishëm. S’kisha dëgjuar ndonjehrë kurrë njeri që në një samit duke pasur aty si padron Vuçiçin, të thoshte se të merremi tani se ke vrarë këtë e ke therë atë, sikur të ishin njerëzit derra e jo njerëz”, deklaroi Sali Berisha.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Edi Rama ka dëshmuar se është i aftë ta shumëzojë me zero parlamentin!

Kryetari i PD, Sali Berisah bëri komentet e tij sot lidhur me mbledhjet online të komisioneve …

Leave a Reply