Presidenti/ Visar Zhiti i shkruan “Vatrës”

I dashur dhe i nderuar,
Z. Asllan Bushati,

Deshiroj më të mirën për Ju dhe për ata 40 emra në letrën Tuaj për zgjedhjen e presidentit të ri të Republikës në vendin tonë amë.

Vertet jam i prekur për ç’shkruanit e për ç’besonit, mbetem i emocionuar, na bashkon dashuria për atdhe, për Shqipërinë tonë dhe SHBA-në, ideali dhe perpjekjet dhe vizioni për ardhmërinë… dhe të besojmë që punët do të shkojnë mbarë e më mirë për të gjithë.

Kështu si juve i shkruaja dhe një miku tjetër të hershëm, me të cilin kisha qenë dhe në burgun politik të diktaturës, se një president i vetëm nuk bën dot asgjë vetëm, duhen se bashku puna e madhe dhe klima demokratike, e dashurise njerëzore, etj…

Shenjtja Nënë Tereza thoshte se, nëse do të rregullosh botën, shko në shtëpinë tënde, buzeqesh dhe duaji!

Ju të gjithë miqtë e mi të letrës, e besoj që e kryeni këtë porosi më së miri, shqiptarët e mirë, që veprojnë kështu janë plot dhe shtohen e shtohen ashtu si ditët pafund. Kjo ka rëndësi. Zanafilla… Unë jam i prekur që shqiptarët donin si president tani një figurë përbashkuese, të vlerave… dhe Ju e kerkuat me letrën Tuaj. Dhe unë thosha që s’ka rëndësi emri, por ajo deshirë dhe kërkesa si juaja dhe e plot të tjerëve, janë mijëra, shkruanit dhe ju, i nderuar z. Asllan. Përgjigjja ime ishte e njëjtë, ka rëndësi vendi institucionet e tij të demokracise dhe te lirisë. Nuk duhet ta kërkosh ti detyren në një vend të lirë e normal, detyra duhet të të kërkojë ty, njerëzit… Unë çmoj nismën e kujdo, guximin, të prirurit, liderin, këtë përbashkim dhe prapë dua të kujtoj atë që thoshte Gjergj Kastrioti- Skënderbeu ynë, atdhefarkëtuesi, që s’donte të ishte rob i shpatës, por i virtytit. Kjo u kërkua, me sa pashë, ku ju, të 40-tët, vërtet e shtjelluat me maturi. Kjo miqesi e idealit, kjo deshire e përpjekje, ky vlerësim i lartë, i gjerë, ky vizion, e përsëris, janë tashmë për mua presidenti shpirtëror, kjo u arrit dhe ju jam mirenjohes.

Nderkaq, ua kam thënë dhe miqve në intimitet se vetë ndjehem më shumë afër Qiellit se tokës, realiteve te saj, jam te ëndrra, te letërsia që më ka mbetur… Por se bashku të vazhdojmë të duam dhe të bëjmë më të mirën, sa mundim ashtu si për vete dhe për të tjerët, për atdheun mbi te gjitha, bashkarisht, për Shqipërinë tonë dhe SHBA-në e madhe, qoftë dhe ashtu siç thoshte Shenjtja jonë Nënë Tereza, nuk është pak.

Të besojmë tek e ardhmja, ta bëjmë të sotme.

Perqafime vëllazërore,
Visar Zhiti

About Redaksia

Check Also

Berisha: Edi Rama ka dëshmuar se është i aftë ta shumëzojë me zero parlamentin!

Kryetari i PD, Sali Berisah bëri komentet e tij sot lidhur me mbledhjet online të komisioneve …

Leave a Reply