Do të jetë një diplomate gjermane, kryetarja e re e delegacionit të BE-së në Tiranë.
Christiane Hohmann është emëruar në këtë detyrë nga përfaqësuesi i lartë i Politikës së Jashtme të BE-së, Josep Borrel.
Christiane Hohmann është diplomate karriere gjermane.
Aktualisht ajo ndodhet si ambasadore e Gjermanisë në Estoni.
Gjithashtu më herët ajo ka shërbyer edhe si ambasadore e Gjermanisë në Bonje dhe Hercegovinë.
Christiane Hohmann zëvendëson në këtë detyrë, italianin Luigi Soreca.