Ish-agjenti i inteligjencës britanike: Putin i ka ditët e numëruara

Ish-pjestari i inteligjencës britanike, Christopher Steele ka theksuar se presidenti rus, Vladimir Putin i ka ditët e numëruara në krye të Federatës Ruse. Sipas tij, në tre apo gjashtë muajt e ardhshëm, Putin nuk do të jetë më në udhëheqje të qeverisë ruse.

“Ditët e Putinit janë tashmë të numëruara, sapo sanksionet e Perëndimit ndaj Rusisë, sidomos masat e marra në sektorin e energjisë të japin efekt”, është shprehur Steele për BBC.

Ish-agjenti britanik shpjegoi gjithashtu se nëse të dhënat e burimeve të Britanisë dhe Shteteve të bashkuara mbi shëndetin e Putinit janë të vërteta në tre ose gjashtë muaj lideri rus do të jetë i paaftë për të udhëhequr.

About Redaksia

Check Also

Shifra e tmerrshme, OBSH: 160 fëmijë vriten çdo ditë në Gaza

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) tha sot se mesatarisht rreth 160 fëmijë po vriten çdo …

Leave a Reply