Berisha: Nuk kam qejfmbetje me Metën! Do doja ta shtynte për raundin e pestë…

Kryetari i PD, Sali Berisha deklaroi sot se, nuk ka qejfmbetje me presidentin Ilir Meta në lidhje me dekretin e firmosur në Stamboll.

Por Berisha tha se ekzistonte mundësia që votimi i presidentit të shkonte në raundin e pestë.

Sipas tij, kishte shanse që ky raund të dështonte, çka mund ta çonte vendin në zgjedhje.

“Nuk kam qejfmbetje me Metën. Do doja ta shtynte për raundin e pestë dhe shanset për një dështim nuk ishin të vogla”, tha Berisha.

Pyetje: Presidenti tha nuk ka krisje me ju, po ju keni një qejfmbetje me Metën?

Berisha: Jo, jo asnjë! Të vetmen qejfmbetje që kam, që do doja ta kishte shtyrë për raundin e pestë dhe shanset për një dështim të raundit të pestë nuk ishin të vogla.

Pyetje: Mendoni se po i jep sinjale Ramës për një bashkëpunim Meta me këtë veprim?

Berisha: Jo, nuk mendoj. Normalisht. Gërma e Kushtetutës nuk parashikon mundësinë e firmosjes së dekretit kudo që ndodhet presidenti, fryma është tjetër.

Pyetje: Pasi z.Meta të lërë Presidencën përfundimisht a do të bëni së bashku opozitë?

Berisha: Pa diskutim. S’ka diskutim ajo punë. Ajo është normale. Në qoftë se mund të kemi diferenca në gjëra të tilla, asgjë nuk na pengon ne në betejën tonë kundër Edi Ramës.

Pyetje: Presidenti Meta ditën e djeshme nuk e ka mohuar dhe as e ka pohuar mundësinë e një bashkëpunimi me kryeministrin Edi Rama. A i druheni sërish një tradhtie nga z. Meta?

Berisha: Jo nuk i druhem. Nuk i druhem aspak asnjë tradhëtie.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Edi Rama ka dëshmuar se është i aftë ta shumëzojë me zero parlamentin!

Kryetari i PD, Sali Berisah bëri komentet e tij sot lidhur me mbledhjet online të komisioneve …

Leave a Reply