Faleminderit!
Falenderoj përzemërsisht Kryetarin e Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, për konsideratën dhe besimin ndaj meje!
Falenderoj dhe i jam mirënjohës anëtarëve të Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike që më besuan detyrën e Sekretarit të Përgjithshëm!
Nder dhe privilegj t’i shërbej demokratëve. Obligim përpara tyre për të punuar çdo ditë për fuqizimin e Partisë Demokratike, për një PD më të bashkuar, më të fortë, më të hapur dhe për kthimin e saj në një forcë politike fituese.
Zotohem të jap maksimumin për të përmbushur pritshmëritë e detyrës!
I juaji,
Flamur Noka