Demokratët e Kukësit: Jemi pa deputet, ai është shërbëtori i Edi Ramës!

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka shpalosur platformën e tij për të marrë drejtimin e selisë blu para demokratëve të Kukësit pasi më 22 maj mbahen zgjedhjet për kryetarin ri të PD.

Gjatë takimit të sotëm të Berishës, një demokrat theksoi se ish-kryeministri ka ditur gjithmonë të shërojë zemrat e nënave shqiptare dhe atyre në Kosovë të cilat vuajnë nga humbjete fëmijëve nga periudha e komunizmit. Sipas demokratit janë pa një deputet përfaqësues dhe duan ta shpallin non grata pasi është shërbëtor i Edi Ramës.

“Sali Berisha ka ditur t’i shërojë të gjitha zemrat e nënave shqiptare dhe atyre në Kosovë të cilat vuajnë humbjet e fëmijëve të tyre që nga periudha e komunizmit, ku asnjë politikan nuk e merr përsipër diçka të tillë. Është e dhimbshme se si nënat e djemve të humbur derdhin lotin lumë kur shkojmë në Kosovë. Ne jemi pa deputet, qyteti i Kukësi është pa deputet ndaj ne do ta shpallim ‘non grata’ që ditën e sotme. Ai është shërbëtori i Edi Ramës dhe unë kam parë të gjitha pasojat  që po na ndjekin nga mrapa nga qeverisja e tij.

Familja ime që në vitin 90’ është demokrate, plot 17 anëtarë të familjes me djem dhe me vëllëzër. Prandaj kam dy thirrje për ty, të shkojë në parlament gjenocidi në Kosovë dhe ai në Lumë, për hir të nënave dhe fëmijëve të vrarë. Këta janë stalinista dhe komunsita të lindur. Jemi shumë krenarë, na pri para se deri në vdekje jemi me ty Sali Berisha”, u shpreh demokrati.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Edi Rama ka dëshmuar se është i aftë ta shumëzojë me zero parlamentin!

Kryetari i PD, Sali Berisah bëri komentet e tij sot lidhur me mbledhjet online të komisioneve …

Leave a Reply