Skandali i gjyqtares Muça, PD kërkon shkarkimin

Partia Demokratike kërkon shkarkimin e gjyqtares Blerina Muça.

Me anë të një shkrese, Komisioni i Rithemelimit ka kërkuar nga Inspektori i Lartë i Drejtësisë, Artur Metani, hetimin e gjyqtares Muça dhe marrjen e masës së ‘pezullimit nga detyra’.

Ndërkaq, i kërkohet Këshillit të Lartë të Gjyqësorit, shkarkimin e gjyqtares Blerina Muça.

Komisioni i Rithemelimit i kujton Metanit se është i vetmi institucion që drejton Partinë Demokratike.

PD akuzon Blerina Muçën se në kundërshtim me ligjet dhe praktikën ligjore, ka pranuar një padi të Enkelejd Alibeajt, i cili nuk ishte as palë në çështjen për të cilën kërkon pezullimin e vendimit të gjyqtarit Agron Zhukri, i cili ka njohur Komisionin e Rithemelimit si autoriteti zyrtar që drejton PD-në.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Edi Rama ka dëshmuar se është i aftë ta shumëzojë me zero parlamentin!

Kryetari i PD, Sali Berisah bëri komentet e tij sot lidhur me mbledhjet online të komisioneve …

Leave a Reply