Kaso: Alibeajn vetëm Rama e njeh si kryetar grupi

Anëtari i Komisionit të Rithemelimit Ivi Kaso komentoi në emisionin ‘Task Force’ mbledhjen e dështuar të Alibeajt në selinë blu.

Kaso e quajti ‘mbledhjen’ e Alibeajt mbledhje të një deputeti i cili ka ftuar për ‘kafe’ deputetët e tjerë.

Sipas Kasos, Enkelejd Alibeaj i vetëquajtur kryetar i grupit parlamentar të PD dhe i njohur vetëm nga Rama si i tillë, s’ka tagër për të bërë thirrje.

“Ka thirrur sot për muhabet të tjerët, se s’ka tagër që të thërrasë. Për sa kohë e njeh Rama dhe vetëquhet kryetar i grupit parlamentar, demokratët e njohin ndryshe”, deklaroi Kaso.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Edi Rama ka dëshmuar se është i aftë ta shumëzojë me zero parlamentin!

Kryetari i PD, Sali Berisah bëri komentet e tij sot lidhur me mbledhjet online të komisioneve …

Leave a Reply