Protesta/ Banorët e Rinasit bllokojnë rrugën, përplasen me policinë

Ka precipituar situata në Rinas, ku prej më shumë se një ore banorët kishin bllokuar qarkullimin e mjeteve, në shenjë proteste ndaj vendimit të ARRSH-së, për ta bërë lëvizjen me një sens në këtë aks rrugor.

Policia ka ndërhyrë për të shpërndarë banorët e Rinasit, të cilët kanë bllokuar rrugën.

Efektivët janë përplasur për banorët, ndërsa ka një rezistencë prej tyre. Po ashtu në mbështetje të tyre kanë mbërritur edhe forcat e FNSH-së.

About Redaksia

Check Also

Veliaj në Iran, vizita sekrete, si u maskua dhe shërbimet partnere

Erion Veliaj u tërhoq sot nga padia që kishte bërë ndaj Kryetarit të PD, Sali …

Leave a Reply