Zgjidhet kryetari i PD në Mirditë dhe Peqin

Ka përfunduar procesi i votimit dhe numërimit të votave në degën e PD në Mirditë.Mësohet se fitues në këtë garë është shpallur Albert Melyshi me 312 vota.

Në total kanë votuar 560 anëtarë ndërsa 8 kanë rezultuar të pavlefshme.

Votat mes kandidatëve
312 Albert Melyshi
137 Aleksander Picaku
103 Gjon Ndoj

Mustafa Pashja zgjidhet kryetar i PD Peqin

Ka përfunduar procesi i votimit dhe numërimit të votave në degën e PD Peqin. Mësohet se fitues është shpallur Mustafa Pashja me 50.6 për qind të votave.

Njoftimi
Njoftim i Komisionit të Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale të Partisë Demokratike
Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale të Partisë Demokratike njofton që është mbyllur procesi zgjedhor për zgjedhjen e kryetarit në PD Dega Peqin.

Pas numërimit të fletëve të votimit, Kryetar i PD Peqin shpallet z. Mustafa Pashja me 50.6 % të votave.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Edi Rama ka dëshmuar se është i aftë ta shumëzojë me zero parlamentin!

Kryetari i PD, Sali Berisah bëri komentet e tij sot lidhur me mbledhjet online të komisioneve …

Leave a Reply