Kapiteni i Manchester merr kërcënim për sulm me bombë në shtëpinë e tij

Kapiteni i Manchester United, Harry Maguire raportohet se ka marrë kërcënim me bombë në shtëpinë e tij. Policët po kontrollojnë në shtëpinë e qendërmbrojtësit anglez.

Sipas raportimeve, Maguire ka marrë një e-mail që thoshte se një bombë do të vendosej në shtëpinë e tij.

Maguire jeton me të fejuarën e tij Fern Hawkins, me të cilën ka dy vajza. 29-vjeçari thuhet se është në një gjendje shoku, sipas The Sun.

About Redaksia

Check Also

“I mrekullueshëm”! Italia jehonë portierit Etrit Berisha

Një vit më parë përjetoi makthe në Torino, ku nuk u aktivizua thuajse fare, por …

Leave a Reply