Fondacioni i Fëmijëve Shqiptarë, i drejtuar prej 20 vitesh nga doktoreshë Liri Berisha zhvilloi këtë të mërkurë një konference për autizmin dhe terapinë online ku u diskutuan risitë post pandemike dhe efektiviteti i tyre.
Në fjalën përshëndetëse, Berisha theksoi se duhet bërë më shumë për ndërgjegjësimin ndaj autizimit, ndërsa falënderoi terapistët, sociologët, prindërit e fëmijëve m aftësi speciale, mjekët e logopedet, që u bën bashkë pas 2 viteve ndërprerje, për shkak të pandemisë, për të shkëmbyer eksperienca e përvojë në këtë drejtim
Sipas Berishës, ka ende shumë punë për të bërë për ndërgjegjësimin ndaj autizmit, ndërsa theksoi rëndësinë e hapjes së qendrave kumunitare në shërbim të tyre.
Dr. Ariel Çomi, drejtues didaktiko shkencor, tha se pandemia ishte një periudhë e vështirë për komunitetin autik, ndërsa theksoi se terapitë online ishin një mundësi e mirë për tu ardhur në ndihmë.
Farjona Feci, drejtoreshe e qendrës së autizmit në Tetove ‘Fluto për jetën’, foli për një kanal televiziv online, dedikuar këtyre fëmijëve me programacion special. Ajo tha se përpos rolit të medias, duhen më shumë politike sociale mbështetëse.
Vera Bega, prind i një fëmije me ç’rregullime të spektrit autik tregoi për SYRI TV vështirësitë dhe sfidat, ndërsa bëri thirrje prindërve që të kërkojnë ndihmë të specialistit.
Dhe duket se prilli, muaji i ndërgjegjësimit ndaj autizmit i ka gjetur prindërit më të organizuar dhe gati për të kërkuar ndihmën e terapistëve.
“Fondacioni Fëmijët Shqiptarë bëri sot bashkë në kuadër të muajit të ndërgjëgjësimit ndaj Autizmit, profesionistët e fushës nga vendi dhe rajoni, prindër të fëmijëve me çregullim të spektrit autik si dhe studente te fakultetit e mjeksise.
Qëlllimi ishte ndarja e eksperiencave më të mira mbi shërbimet e reja online që lindën dhe u konsoliduan gjatë pandemisë ne Qendren Rajonale per Autizmin ne Farke, duke veçuar avantazhet dhe disavantazhet; supervizmin e prindërve dhe terapistëve nga qendra; trajnimi i prindërve për maksimalizimin e shërbimeve, etj. Përmes zërit të specialistëve erdhën për herë të parë përvojat e ridimensionuara të shërbimeve në distancë të cilat janë aplikuar nga Qendra Rajonale për Autizmin dhe kanë dhënë rezultatet konkrete”, thuhet në njoftimin për shtyp të Fondacionit “Fëmijët shqiptarë”.