Noka: Alibeaj ka vijuar përçarjen! Bashkimi vjen me tërheqjen nga ankimimet në gjykata

Deputeti i PD, Flamur Noka ka theksuar në mbledhjen e Grupit Parlamentar në selinë blu se bashkimi i demokratëve, do të thoshte tërheqje nga ankimimet në gjykata pasi drejtimin e vendos vota.

Mes të tjerash, Noka ka akuzuar drejtuesin e grupit parlamentar Alibeajn se po bën agjendë përçarëse.

Noka: Bashkimi i demokrateve domethënë rikthim në normalitetin para 9 shtatorit. Ish-kryetari, Lulzim Basha që mori vendimin individual pa pyetur institucionet mori edhe faturën individuale me ikjen.

Bashkë me te ikën çdo vendim që ai ka marrë. Bashkim domethënë tërheqje nga ankimimet në gjykata pasi drejtimin e vendos vota. Pas datës 6 mars ne që dolëm shumicë kemi bërë thirrje vetëm për bashkim. Kryetari i grupit me ndonjë tjetër ka vazhduar agjende tjetër përçarëse.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Edi Rama ka dëshmuar se është i aftë ta shumëzojë me zero parlamentin!

Kryetari i PD, Sali Berisah bëri komentet e tij sot lidhur me mbledhjet online të komisioneve …

Leave a Reply