Nga Isuf ÇELAJ
Te nderuar qytetare,
Shqiptarët në përgjithësi, por sidomos zonat më të varfëra të vendit, banorët e qarkut të Kukësit, janë duke u përballur me krizën më të rëndë ekonomike si pasojë e krizës së thellë në të cilën është futur vendi.
Krizë kjo që vazhdon të thellohet çdo ditë prej
9-vitesh së qeverisjes së Rilindjes.
Qeveria i ka lënë vetëm qytetarët e qarkut të Kukësit, veçanërisht ata të Tropojës e Hasit që sot nuk kanë mundësi të sigurojnë bukën e fëmijëve të tyre nga mungesa e të ardhurave!
Çmimet janë rritur në maksimum, ndërsa xhepat e tyre janë varfëruar po në maksimum! Sipas revistës Monitor vetem gjate muajit mars jane shtrenjtuar artikujt e shportës në krahasim me një vit më parë si vijon: -Buka me 15,8%,
Qumështi,djathi etj me 10,3%, Vajrat e yndyrërat me 22,4%, Zarzavatet përfshirë edhe patatet me 10,5%,Mishi e nenproduktet e tijë me 7,1%, Sherbimet personale të transportit u rriten me 26,7%. Inflacioni në muajin mars arriti në shifrat 5,7% nivel ky më i lartë në këto 20 vite.
Plaga e madhe e braktisjes masive të ketyre zonave vazhdon edhe sot me drejtim emigracionin rrugëve te botës me shpresën për një jetë më të mirë! Pjesa që ka mbetur në këto anë janë ata më të pamundurit!
Qeveria nuk ka marrë asnjë masë për këta banorë, duke i lënë tërësisht të braktisur.
Qeveria ofron veç propagandë, por propaganda nuk ushqen fëmijët e tyre zoti Kryeminister.
A e kuptoni se si jetojnë këta njerëz, që tashmë nuk blejnë dot as mallrat e shportës.
Çmimi i karburanteve ishte goditja finale për ta, pasi largimi i shërbimeve ka shtuar koston e transportit duke ua bërë të pamundur përdorimin e mekanikes dhe shumë banorë i janë kthyer përmendës dhe kafshëve për të punuar tokën.
E ndërsa shqiptarët vuajnë për bukën e gojës, çfarë ofron qeveria? Ajo ofron:
Kanabizim, duke u fshehur pas legalizimit të hashashit për përdorim mjekësor. Duke u thyer mbrapa nē kohë pasi sapo erdhët në pushtet e lejuat vet duke mos marrë masat me kohë dhe nëse kultivimi i hashashit ishte i lokalizuar dhe lufta ndaj ketij fenomeni behej me strategji, ju i bete nje te keqe te madhe vendit me heshtjen e mos veprimin serioz duke e shtrirë në të gjithë vendin duke e renditur Shqipërinë si vendin kryesor të prodhimit të hashashit e gjitha kjo në funksion të blerjes së votave me parat e kanabisit e korrupsionit qeveritar na dilni tani me propozimin për legalizimin e mbjelljes e kultivimit të tij! Ajo që mund tju them është se keni për tja parë tymin kësaj nisme, pasi palgët e mëdha që ka shkatuar ky fenomen në shoqërinë shqiptare e kryesisht tek rinia janë evidente!
Me justifikimin e konsultimit si dikur me mbledhje të frontit, veçse këtë herë duke harxhuar miliona lekë për të pyetur patronazhistët e vet, Rilindja synon të legalizojë kultivimin e drogës, proces ky i nisur prej kohësh nga qeveria në mënyrë ilegale. Kjo tregon paftësinë e kësaj qeverie për të kontrolluar territorin në funksion të luftës ndaj kultivimit të hashashit!Këto ditë kam marrë shumë telefonata nga banorët e Tropojës, Hasit e Kukësit, që e shohin me shqetësim këtë lojë të rrezikshme të kryeministrit.
Pra, në vend të zgjidhjeve për krizën, Rilindja ofron kanabizim të vendit.
Qytetarët shqipëtar sot ndihen të vjedhur nga kjo qeveri kujtojmë këtu aferen korruptive disa milon eurosh të incerneratoreve e denoncuar që në fillim nga opozita, por pasi u bënë publike me fakte e dokumente sot ndodhen nën hetim nga Spaku disa zyrtar të lart të kesaj qeverie e dhjetra zyrtare të niveleve më të ulëta!
Të nderuar kolegë.
Shqetësimet e banorëve të verilindjes së vendit nuk kanë të sosur, por qeveria nuk ka asnjë dëshirë as ti dëgjojë, jo më të ofrojë zgjidhje.
Në një kohë krize, kur banorët e këtyre zonave bujqësore duhet të mbështeten, përballen me pengesa të pafundme.
Reshjet e fundit të shiut dhe dalja e lumenjve nga shtrati, ka nxjerrë pothuajse jashtë funksionit sistemin e kanaleve vaditëse që kërkojnë ndërhyrje urgjente.
Ministria e bujqësisë, duhet të ndalë propagandën për lulëzimin e bujqësisë dhe të mbështesë me fonde riparimin e këtyre kanaleve pasi bashkia e ka të pamundur të financojë këtë ndërhyrje.
E nderuar ministre e bujqësisë, lëreni një ditë propagandën dhe hidhni një sy hallit të fermerëve të Tropojës, Hasit e Kukësit, pasi në verë do duhet ti korrin të thara produktet e tyre.
E sikur të mos mjaftonte problemi nga moti dhe mosvëmendja juaj, fermerët e këtyre zonave janë përballur me çmimet e larta të farave dhe imputeve bujqësore duke i detyruar ti lënë tokat djerrë pasi nuk iu del llogaria ti blejnë.
Shqetësuese siç e kam theksuar disa herë vazhdon të mbetet edhe gjendja e mjerueshme e rrjetit rrugor në fshtarat e Tropojës, Hasit e Kukësit gjë për të cilën qeveria duhet të marrë masa të menjëhereshme nëpermjet ARRSH-së e FSHZH-mit që të nxjerrin nga sirtarët projektet e dorëzuara prej vitesh nga organet e qeverisjes vendore te këtyre rretheve, pasi jam i bindur në se do të ishte dëshira e mirë me shumë pak vlerë do ti jepnit fund kalavarit të vuajtjeve të këtyre banorëve për sa i takon infrastrukturës rrugore rurale!
Faleminderit