Ish-Kryeministri Sali Berisha reagoi pasi kryeministri Edi Rama lajmëroi se do të legalizojë kanabisin në vend.
Berisha thotë se kjo është një goditje e rëndë për shqiptarët dhe Shqipërinë.
Postimi i ish-Kryeministri Berisha
Arriti! Ediskobari apo Noriega i Shqiperise do kurorezohet Mbreti i Kanabistanit.
Kjo eshte goditja me e rende e qenies, shendetit fizik dhe mendor, identitetit, reputacionit dhe te ardhmes se shqiptareve dhe Shqiperise.
Me kete akt Shqiperia e shpallur keto vitet e fundit Kolumbi e Europes apo Kanabistan shnderrohet ne eksportues kryesor krimi dhe behet nje vend qe kercenon keshtu sigurine e vendeve te rajonit dhe me gjere.
U bej thirrje shqiptareve dhe komunitetit nderkombetar te kundershtojne kete kurorezim ne mbrojtje te interesave jetike te tyre. sb