Ukraina rrëzon helikopterin 16 milionë dollarësh të Rusisë

Këshilltari i ministrit të Jashtëm ukrainas, Anton Gerashchenko, ka shpërndarë një video ku mund të shihet sesi ushtria ukrainase me raketë rrëzon helikopterin ushtarak rus.

Në profilin zyrtar në Twitter, Gerashchenko publikoi pamjet e rrëzimit të helikopterit, me raketë të prodhuar pikërisht në Ukrainë, transmeton Telegrafi.

“Heronjtë tanë nga brigada e 95-të me raketën Stugna-P, rrëzuan herët në mëngjes helikopterin luftarak rus Ka-52. Helikopteri është rrëzuar pranë Izumit”, ka shkruar Gerashchenko në Twitter.

“Raketa 100 mijë dollarëshe rrëzon helikopterin prej 16 milionë dollarëve. Nuk është keq”, thuhet në një prej komenteve të shumta që u publikuan pas shfaqjes së videos.

About Redaksia2

Check Also

Shifra e tmerrshme, OBSH: 160 fëmijë vriten çdo ditë në Gaza

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) tha sot se mesatarisht rreth 160 fëmijë po vriten çdo …

Leave a Reply