Pse dha dorëheqjen drejtori i Hekurudhave?

Burimet bëjnë me dije se ka dhënë dorëheqjen nga posti i drejtorit të Hekurudhave,  Ani Dyrmishi.

Ai e mbante këtë post prej më shumë se 4 vitesh, ndërkohë që arsyet e dorëheqjes nuk janë bërë ende publikë.

Dyrmishi po ashtu është anëtar i Këshillit Bashkiak të qytetit të Durrësit, ndërkohë që gjatë ushtrimit të detyrës së drejtorit të hekurudhave, i është vendosur dhe një sasi tritoli në makinën e tij.

Në një rast të dytë, makina e përdorur prej tij është qëlluar me breshëri armësh.

Dyrmishi ishte futur në listën e zezë të drejtuesve të institucioneve nga kryeministri Edi Rama, e megjithatë ai qëndroi në krye të Hekurudhës për më shumë se 4 vite.

Ani Dyrmishi ka mbajtur poste të rëndësishme edhe më heret si drejtor i Hipotekës së Durrësit.

About Redaksia

Check Also

Veliaj në Iran, vizita sekrete, si u maskua dhe shërbimet partnere

Erion Veliaj u tërhoq sot nga padia që kishte bërë ndaj Kryetarit të PD, Sali …

Leave a Reply