Shehu: Betejën e fituam nga anëtarët e PD! Tani jemi përballë një regjimi…

Deputeti demokrat i Komisionit të Rithemelimit,Tritan Shehu tha në emisionin ‘Task Force’ me Sonila Meçon tha, se drejtuesit e Partisë Demokratike do të zgjidhen me votë të anëtarëve të saj.

“Të jemi të qartë dhe të bindur të gjithë. Kjo është linja bazë e demorkacisë dhe mos të arrihet në përjashtime si gabimet e thella që patën pikun më 9 shtator”, tha Shehu.

Shehu shtoi se, selia blu i fitoi betejat sepse u mbështetën nga elektorati dhe anëtarët e PD në linja të drejta për mbrojtjen e parimeve bazë të demokacisë.

“Tashmë jemi përballë një regjimi që duhet të largohet sa më parë. Ne betejën e fituam se u mbështetën nga elektorati dhe anëtarët e PD”, tha Shehu.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Edi Rama ka dëshmuar se është i aftë ta shumëzojë me zero parlamentin!

Kryetari i PD, Sali Berisah bëri komentet e tij sot lidhur me mbledhjet online të komisioneve …

Leave a Reply