Deputeti i Malsisë së Madhe i refuzon ftesën, Basha takon vetëm 20 persona

Ish-kryetari i PD, Lulzim Basha ka dështuar të organizojë një takim me strukturat në Malësinë e Madhe.

Takimi është bojkotuar madje edhe nga deputeti Ramadan Lika i njohur si mbështetës i ish-kryetarit Basha.

Strukturat e PD-së e kanë bojkotuar në të gjitha mënyrat takimin, ku sipas burimeve të SYRI-t, të pranishëm në takim kanë qënë vetëm 20 persona.

Në fjalimin e mbajtur para tyre, Basha u ka thënë që “s’kam ikur, do të rikthehem”, por të pranishmit kanë shpërthyer në të qeshura.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Edi Rama ka dëshmuar se është i aftë ta shumëzojë me zero parlamentin!

Kryetari i PD, Sali Berisah bëri komentet e tij sot lidhur me mbledhjet online të komisioneve …

Leave a Reply