Dorëheqja e Bashës/ Edita Tahiri: Vetëm vota do t’i japë zgjidhje krizës në PD

Ish-kryenegociatorja e dialogut Kosovë-Serbi, Edita Tahiri ka reaguar në lidhje me krizën politike që ka përfshirë PD-në, ku sipas saj zgjidhja vjen vetëm nëpërmjet votës.

Në reagimin e saj në Facebook, Tahiri e ka quajtur dorëheqjen e Bashës një skenar autokratik të pështjelluar.

Postimi i plotë i Edita Tahirit

Krizat politike zgjidhen me mjete demokratike përmes votës që përcakton legjitimitetin, por ato nuk mund të zgjidhen përmes skenarëve autokratikë të pështjellura në një akt dorëheqjeje, siç bëri dje ish-lideri i opozitës Basha në Shqipëri. Eshtë koha që i gjithe potenciali demokratik në PD t’i japë zgjidhje krizës.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Edi Rama ka dëshmuar se është i aftë ta shumëzojë me zero parlamentin!

Kryetari i PD, Sali Berisah bëri komentet e tij sot lidhur me mbledhjet online të komisioneve …

Leave a Reply