Berisha: Sulltan Novruzi tjetër të na gjejë më mirë dhe pa narkoshtetin e Sultan Salep Surrelit!

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka uruar besimtarët bektashinj për festën e Sulltan Novruzit.

Në postimin e tij në Facebook, Berisha e ka quajtur ‘një ditë besimi mbarësie dhe shprese për të gjithë bektashinjtë por dhe mbarë besimtarët e Zotit’.

Postimi i ish-Kryeministrit Berisha

Gezuar diten e Sulltan Novruzit!

Te dashur miq, sot bektashinjte shqiptar festojne diten e madhe dhe te bekuar te Sulltan Novruzin.

Kjo eshte nje dite besimi, mbaresie dhe shprese per te gjithe bektashinjte por dhe mbare besimtaret e Zotit.

Ndaj dhe le t’i urojme ne se bashku te gjithe ata  Gezuar Sulltan Novruzin, diten e jetes, lindjes dhe  shpreses se pashuar!

Le te urojme qe Sulltan Novruzi tjeter te na gjeje me mire ne paqe, pa asnje epidemi por edhe pa narkoshtetin e Sultan Salep Surrelit!

Gezuar! sb

About Redaksia

Check Also

Veliaj në Iran, vizita sekrete, si u maskua dhe shërbimet partnere

Erion Veliaj u tërhoq sot nga padia që kishte bërë ndaj Kryetarit të PD, Sali …

Leave a Reply