Policia në Tiranë ka goditur operatorin e Syri Tv, Admir Sadiku. Ky i fundit po raportonte protestën në momentin që u godit nga polici.
Policia më herët ka kryer disa shoqërime gjatë protestës kundër rritjes së çmimeve. Mes të shoqëruarve ka edhe protestuese gra si dhe punonjëse të medias.