Protesta para Parlamentit/ Apeli i nënë Lizës: Populli të marrë në dorë fatin e këtij vendi

Banorët e “5 Majit” janë mbledhur sërish në protestë para Parlamentit, pasi kundërshtojnë shembjen e banesave të tyre. Ata njëzëri kanë kërkuar lirimin e 5 të arrestuarve nga policia.

Mes qytetarëve që folën para Kuvendit, ishte dhe Nënë Liza, simboli i qëndresës së protestës së “5 Majit”, e cila apeloi për lirimin e djalit të saj dhe 4 të arrestuarve të tjerë. Madje ajo iu bëri thirrje qytetarëve shqiptarë që të marrin në dorë fatin e tyre.

“I bëj thirrje qeverisë, gjykatës, drejtësisë që të lirojnë fëmijët tanë. Unë e kam djalin në burg, ai është i sëmur, me tension. Unë kam vajtuar në shtëpi, si mund të rrijë nëna pa birin?! T’i lirojnë të arrestuarit. As në Afganistan nuk e kanë bërë kështu. I bëj thirrje rinisë, popullit shqiptar, që të hapi sytë dhe veshët, dhe të marrë në dorë fatin e këtij vendi”, tha ajo.

About Redaksia

Check Also

Veliaj në Iran, vizita sekrete, si u maskua dhe shërbimet partnere

Erion Veliaj u tërhoq sot nga padia që kishte bërë ndaj Kryetarit të PD, Sali …

Leave a Reply