Berisha: Rusia me agresionin ndaj Ukrainës nisi dhe luftën e tretë botërore?!

Nga Sali BERISHA

Te dashur miq, diktatori gjaksor rus Vladimir Putin nisi sot agresionin ushtarak ne shkalle te gjere per pushtimin e Ukraines se lire dhe te pavarur. Ky agresion duket se shenon fundin e paqes se pasLuftes se Dyte Boterore dhe fillimin e Luftes se Trete Boterore. Luften e Pare Boterore de facto e nisi Rusia, Luften e Dyte Boterore e nisi Hitleri dhe Gjermania naziste, te ciles ne krye te radhes pas paktit Ribentrop- Molotov iu bashkua dhe Rusia.

Rusia, qe me agresionin ndaj Ukraines nisi per ambicjet e saj imperiale Luften e Trete Boterore, do te humbase kete lufte. Shqiperia, ish viktima e pare e Luftes se Dyte Boterore eshte sot anetare e NATO-s. Liri Ukraines! Vdekje pushtuesve ruse! sb

About Redaksia

Check Also

Veliaj në Iran, vizita sekrete, si u maskua dhe shërbimet partnere

Erion Veliaj u tërhoq sot nga padia që kishte bërë ndaj Kryetarit të PD, Sali …

Leave a Reply