Shembja e shtëpive, banorët protestë para zyrës së Veliajt: Do bëjmë rezistencë!

Një ditë përpara shembjeve që pritet të kryhen tek “5 maji”, banorët e kësaj zone kanë protestuar te bashkia e Tiranës. Teksa kanë kërkuar dëmshpërblime të drejta, ata janë shprehur se do të bëjnë rezistencë për të mbrojtur pronat.

Teksa vetëm një ditë i ndan nga shembja e shtëpive, banorët e “5 Majit” janë mbledhur këtë të hënë në protestë përpara bashkisë së Tiranës, ku kanë kërkuar një marrëveshje të drejtë për shpronësimet. E pranishme ishte edhe Laureta Nikolli së bashku me dy fëmijët e vegjël, ku foli për gjobën prej 13 mln lekësh të vjetër të vendosur pak ditë më parë nga bashkia, duke e konsideruar hakmarrje.

Më 22 shkurt, banorët e 5 majit janë lajmëruar për shembjet e radhës, të cilat pritet të kryhen në të dyja njësitë, 4 dhe 8. Ata kanë deklaruar se do të bëjnë rezistencë për të mos lejuar shembjet, edhe pse vazhdimisht janë përballur me dhunë policore.

About Redaksia

Check Also

Veliaj në Iran, vizita sekrete, si u maskua dhe shërbimet partnere

Erion Veliaj u tërhoq sot nga padia që kishte bërë ndaj Kryetarit të PD, Sali …

Leave a Reply