Bushati: Basha po shkatërron PD për biznes

Gazetari Andi Bushati reagoi pas lajmeve se kryesia e shkarkuar e PD-së ka marrë një vendim qesharak për disa përjashtime dhe pezullime.

“Është shumë e qartë se kush ka marrë urdhër për shkatërrimin e opozitës.

Sapo u ngritën disa zëra të brishtë edhe nga radhët e të vetëve, që folën për zgjidhje përmes votës, Basha nisi përjashtimet për të shmangur çdo rrugë demokratike.

Karrigia e biznesit, më e rëndësishme se opozita e unifikuar,” shkruan Bushati.

Më herët, gazetari shkruante: “Më çudisin disa, që i kam pasur në krah, kur për 8 vite me radhë i kërkonin Ramës zgjedhje të parakohshme, ndërsa tani i shoh që të thonë se vetëm karrigia e Bashës është e panegociueshme, qoftë edhe për zgjidhjen e krizës”.

About Redaksia2

Check Also

Berisha: Edi Rama ka dëshmuar se është i aftë ta shumëzojë me zero parlamentin!

Kryetari i PD, Sali Berisah bëri komentet e tij sot lidhur me mbledhjet online të komisioneve …

Leave a Reply