Nga Adriatik DOSTI
Demokrate te vertete zgjidhni e merrni…
Eshte koha per tu reshtuar ne krahun e duhur te historise…te Shqiperise e te Demokracise e sigurisht edhe fillimi i ndarjes reale , me rrenje e njehere e pergjithmone prej komunizmit kriminal…
Jam mese i bindur qe askush prej jush nuk do e deshironte kurre kete lloj situate poshteruese ku mberriti PD …emri , simbolika e historia e saj 31 vjecare me te mirat e me te keqijat e veta por sic thote populli Uji duhet te turbullohet qe te kthjellohet… dhe me mire vone se kurre !
Tashme nuk ka asnje lloj medyshje e pa qartesie pasi gjithcka eshte e qarte si drita e Diellit…
Ne njeren ane qendrojne Foltoret e Berishes, Kuvendi i 11 Dhjetorit dhe Referendumi demokratik i 18 dhjetorit te cilat si shfaqjet e aktet me te pastra te nje politike pluraliste demokratike ne Shqiperine postkomuniste te pas 90 une i mbeshtes fuqishem dhe reshtohem me bindje te plote krah tyre…
…Dhe ne anen tjeter eshte reshtuar nje Kryetar peng i vetes se tij…humbes, i pa bese, tradhetar e kauze-shites tek shtet -pushteti i Rames e i bandes se tij kriminale…dhe nje kryetar – kukull ne duart e Ambasadoreve – Governatore…qe po luajne poshtersisht me fatet e Shqiperise e te shqiptareve..
Po ne kete ane qendrojne edhe nje Seli a shtepi e perbashket demokratesh e pushtuar dhe e uzurpuar nga nje kryetar -peng e nje pakice reth tij qe kundershton e nuk kerkon ti bindet votes e zgjedhjes se shumices …
Po aty qendrojne …zyra te vjedhura e te grabituara prej ”demokratesh” ndaj kolegeve te tyre te deri djeshem…qendrojne brava dyersh te nderruara dhunshem e ne menyre fare qesharake…qendrojne njerez te armatosur dhe kapucone te zinj…por edhe gardiste e police e forca te shtet -pushtetit te Rames qe mund ti vijne ne ndihme kryetarit ”demokrat” Lylit per tu mbrojtur nga socio-komunistet e Edvinit …prej ”agresionit” te demokrateve te tij [???]…
E tashme po aty qendrojne edhe 1852 karriget e Salles se Kongreseve qe ne 18 dhjetor me urdher e porosi te ”magjistait” Jemin Gjana pollen plot 5004 delegate …sikurse po aty qendrojne se fundmi edhe dyert e dritaret e blinduara te Shtepise se demokrateve te cilat Bunker – Kryetari i mendon si siguri absolute per te vazhduar te qendroje aty ku nuk duhet te rrije tashme as edhe 1 minute te vetme…
Lyl …nuk ka shtet e pushtet…nuk ka Edvin e Tualet…nuk ka brava e dyer te blinduara…nuk ka Jemin Gjane e Ambasadore …nuk ka kapucone e takim te censuruar me dibranet e nuk ka Xhelal Mzi te Kamzes e Roland Bejko te Lazaratit qe te te mbrojne e te te mbajne dot ende aty ku je e sic je…nuk ka Gride e Joride qe te te bejne derman…sepse historia – historikisht ka qene me shumicen e jo me pakicen ndaj sa me pare ta kuptosh kete aq me mire per ty per ti shpetuar fundit tend te turpshem…
Mos provoko perplasje fizike mes demokrateve aq me shume ne oborrin e Selise dhe Shtepise se tyre …mos guxo te te te shkoje mendja tek krismat e tek derdhja e gjakut [ te cilat aq fort po i lusin Rama e Ambasadoret e tij …por edhe Frrokrat, Ngjelat, Merot e Kol Ballat me shoke e shoqe]… mos i fryj zjarrit …se larg qofte nese ngjet dicka e tille te siguroj qe i pari qe do digjesh brenda tij je TI e askush tjeter…
Demokrate te vertete e shqiptare patriote e antikomuniste koha dhe historia na kane thirrur sot ne skene te zgjedhim me te miren e fatin tone te se nesermes e te reshtohemi ne krahun e duhur te saj…
Une kam zgjedhur pa as me te voglen lekundje e me binde te plote krahun e shumices …krahun e votes se lire te demokrateve…krahun e demokracise se vertete …zerin e 11 dhjetorit e verdiktin e Referendumit te 18 dhjetorit…
Lyl terhiqu e largohu…beji kesisoj te vetmen te mire PD ne keto 8 vjet te uzurpimit tend fatal ne krye te saj …Demokrate te vertete merrni ne duart tuaja fatin tuaj e te Atdheut tuaj…sot…se neser do te jete shume vone !
A.R.D