Messi dhe Ronaldo e mbyllën vitin si golashënuesit më të mirë të Barçës dhe Juves

Megjithëse u larguan në verë, Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo e mbyllën vitin 2021 si golashënuesit më të mirë të Barcelonës dhe Juventusit, përkatësisht.

Messi u largua nga Barcelona pasi klubi nuk qe në gjendje t’ia vazhdojë marrëveshjen për shkak të telasheve financiare dhe rregullave të La Ligës, dhe iu bashkua PSG-së si lojtar i lirë në gusht.

Argjentinasi i shënoi 28 gola nga janar deri në qershor për Barcelonën, 13 më shumë se Antoine Griezmann me 15, i cili u largua në verë po ashtu dhe u kthye në Atletico Madrid.

Memphis Depay i shënoi 8 gola këtë vit për Barçën, të cilës iu bashkua në verë. I treti me më së shumti gola të Barça në vitin 2021 është Frenkie de Jong me 7, ndërsa Ousmane Dembele i katërti me 6 gola.

Ndërkohë, Ronaldo i shënoi 20 gola për Juventusin në gjashtë muajt e parë të vitit 2021 dhe është golashënuesi më i mirë i bardhezinjve për këtë vit, pavarësisht se u largua në verë për t’u kthyer në Manchester United.

Alvaro Morata ngeli i dyti me 17 gola, ndërsa Federico Chiesa i treti me 15 gola dhe Paulo Dybala i katërti me 11 gola në vitin 2021.

Fakti se Messi dhe Ronaldo e mbyllin vitin si golashënuesit më të mirë të ish-skuadrave, edhe pse u larguan në verë, tregon se sa shumë iu mungojnë ata Barçës dhe Juves.

About Redaksia

Check Also

“I mrekullueshëm”! Italia jehonë portierit Etrit Berisha

Një vit më parë përjetoi makthe në Torino, ku nuk u aktivizua thuajse fare, por …

Leave a Reply