Deklaratë – Komisioni i Rithemelimit të PD!
Deputeti Basha, pas karriges, dita-ditës po humbet dhe arsyen!
Frika nga përballja me vullnetin e 44 mijë demokratëve, që votuan për shkarkimin e tij në dt 18 Dhjetor, e shtyn çdo ditë në absurditete të reja.
Shndërrimi i Shtëpise së Lirisë në një bunker të sigurisë së lartë është dëshmi e vetmisë dhe paranos që ka kapluar karrigethyerin që ka humbur arsyen për kuptuar se lider dhe kryetar nuk të bën as vula, as brava dhe as kamerat e sigurisë, por vullneti i 44 mijë demokratëve që të dhanë përgjigjen me të merituar, në datë 18 Dhjetor.
Partia Demokratike do t’u rikthehet shumë shpejt demokratëve, pronarëve të saj të vërtete dhe është në të interes të ish-qeraxhiut ta kuptojë se nuk ka kamera, bravë apo gaz lotsjellës që mund t’a ndalë vullnetin e tyre!