Ballkani edhe deri tani ka qenë i hapur për hajdutët, mafien dhe kriminelët

Nga Kim MEHMETI

Sa e di unë, Ballkani edhe deri tani ka qenë i hapur për hajdutët, mafien dhe kriminelët! Edhe deri më tani kufijtë e shteteve të këtushme kanë ekzistuar vetëm për skamnorët, për mërgimtarët, të cilëve u merret ryshfet për ta kaluar kufirin si dhe për të papushtetshmin, e jo për banditit e veshur me petkun e pushtetit, e të cilëve u përkulen kufitarë e doganierë!

Dhe në Tiranë sot janë takuar drejtuesit e tre shteteve më të korruptuara të këtyre hapësirave, mes të cilëve edhe ai i Maqedonisë që u dha pasaporta qindra kriminelëve më të njohur të botës, e për çka nuk mbajti përgjegjësi askush.

Pra në Tiranë kuvendojnë Presidenti i Serbisë, luftënxitësi i dalë nga kapota antishqiptare e Millosheviqit, Kryeministri i dorëhequr i Maqedonisë dhe, nikoqiri i tyre, Piktori, i cili e rrënoi Tetarin Kombëtar në Tiranë, por siç duket, do i ngre vetvetes përmendore në mes të Beogradit.

Dhe siç duket, projektuesit e ‘Ballkanit të Hapur” nuk e kanë kuptuar se ata ndërtuan banana-shtete, se problemi i vendeve të tyre nuk është pse ato nuk i do Evropa, po pse nuk i duam as ne që jetojmë në to.

Nuk dua të vë shenjë barazimi, por me diçka, takimi i tre burrështetasve ballkanik në Tiranë, m’i rikujton kuvendet e ‘kryefamiljarëve’ mafioz, e të cilët mblidhen herë pas here, sa për t’ia puthur dorën dhe, sa për t’i shprehur besnikëri ‘kumbarës’ së tyre!

About Redaksia

Check Also

Historia përsëritet në mënyrë spirale

Nga Redin HAFIZI Kjo qeverisje është kthyer në bërthamën e një regjimi që po kap …

Leave a Reply